Kursi i radhës për video-analistë, i organizuar nga Departamenti i Edukimit në Drejtorinë Teknike në FSHF, do të nisë më 21 janar 2026 dhe do të jetë i shpërndarë në 3 blloqe, nga 3 ditë secili, në orën 13:00-17:00.
Kriteret që duhet të plotësojë një kandidat për të fituar të drejtën për t’u pranuar në kursin e video-analistit janë si më poshtë:
* Diplomë Universitare ose të Shkollës së Mesme;
* Certifikatë shëndetësore të lëshuar nga organi kompetent (e marrë brenda 3 muajve të fundit);
* Njohuri të mira të gjuhës shqipe (të verifikueshme me certifikatë, kur kërkohet);
* Fotografi formati pasaporte;
* Fotokopje e Kartës së Identitetit ose Pasaportës.
Kërkesa për regjistrim duhet të dërgohet:
• me e-mail në drejtoria.edukimit@fshf.al;
• me postë të zakonshme me konfirmim marrjeje në adresën: Rr. Liman Kaba, Nd. 5, Hyrja 1, Njësia Administrative 5, Kodi Postar 1019, Tiranë;
• ose të dorëzohet fizikisht pranë sekretarisë në të njëjtën adresë.
Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 9 janar 2026. Aplikimet që mbërrijnë pas këtij afati nuk do të pranohen.
Për çdo sqarim në lidhje me renditjen, organizimin apo aspektet logjistike të kursit, mund të kontaktoni Sekretarinë e Shkollës në adresën: drejtoria.edukimit@fshf.al.
Vitet e fundit është parë një konsolidim i rolit të video-analistit në futboll, pasi ai grumbullon të dhëna të rëndësishme mbi performancën e lojtarëve, punën e trajnerëve dhe të drejtuesve. Çdo staf teknik i një ekipi futbolli ka nevojë për një pozicion të tillë, i cili i ndihmon për të qenë hapa para në organizimin e punës dhe në avantazh ndaj kundërshtarëve.



