Skënderbeu-Vllaznia 0-4(Shënues: Balaj 25′ (p), 61′, 90+1′, Mala 75′)
Vllaznia triumfon në transfertën korçare, duke shpartalluar Skënderbeun me një fitore të thellë 0 me 4. Një fitore e merituar e Vllaznisë, e cila e mban në vendin e parë me pikë të barabarta me Partizanin dhe Egnatian.
Ai që vendosi fitoren e sotme për kuqeblutë është kapiteni Bekim Balaj, i cili ishte autor i tre golave si dhe të një goli tjetrër të anoluar të dyshimtë nga sistemi VAR.
Takimi nisi me një minut heshtje në nderim të legjendës së futbollit shqiptar, “Nderi i Kombit”, Sabah Bizi, sfida Skënderbeu-Vllaznia. Abissnet Superiore, java e 21-të. Vllaznia luan me shiritin e zi në krah në ndeshim të ish futbollistit shkodran, i cili ndërroi jetë tre ditë më parë në moshën 67 vjeçare.
Përpos Bekim Balës që kryeson listën e golashënuesve të Abissnet Superiore, në këtë ndeshje bëri mjaft mirë edhe Esat Mala, i cili shënoi golin e vulosjes dhe qetësisë, asistoi shokun e ekipit dhe fitoi 11 metërsh. Me pak fjalë ishte një mbrëmje ekstra pozitive për Tomas Brdariç dhe skuadrën veriore.
Skënderbeu nga ana tjetër nuk tregoi asgjë në fushë dhe u dominua tërësisht nga Vllaznia. As prurjet e reja nuk sollën ndryshim, me përjashtim të Estrela që u përpoq disi dhe një rasti të krijuar nga Lukinjo. Gjoka ndodhet në halle të mëdha dhe serioze në fund të tabelës.
Fatos LAMAJ