Thursday, September 19, 2024

Nis në “Air Albania Stadium ” gjysmëfinalja e Partizani e Skënderbeu. Luajnë, “Final Four ” për të siguruar biletën si finalist për Titullin Kampion-Abissnet Superiore

Lexo

Ndeshja midis Partizanit të Tiranës dhe Skënderbeut të Korçës ka startuar në orë 20:00 në “Air Albania” Stadium në kuadër të “Final Four” që përcakton titullin në kampionatin e Abissnet Superiore.

Partizani dhe Skënderbeu po përballen  për të siguruar një biletë në fazën tjetër të turneut, në finalen e madhe që do të përcaktojë edhe fituesin e titullit kampion për edicionin futbollistik 2023-2024.

Partizani në këtë sfidë të “Final Four”, falë renditjes më të mirë në kampionatin e Abissnet Superiore, ka në avantazh edhe barazimin, që do të thotë se vetëm një fitore e kalon Skënderbeun më tej në fund të 90 minutave të kësaj sfide.

Ndërkohë, në krahun tjetër, korçarëve, për të realizuar kualifikimin në finalen e madhe të “Final 4” i duhet vetëm fitorja.

Nën drejtimin e gjyqtarit ndërkombëtar, elbasanasit Enea Jorgji, skuadrat e kanë nisur lojën me këto formacione:

PARTIZANI: Qirko, Atanaskoski, Sota, Sembene, Hadroj, Maget, Murataj, Rrapaj, Skuka, Bintsuka, Mba. Trajner: Orges Shehi

SKËNDERBEU: Alia, Prençi, Dumfur, Vangjeli, Gërço, Janaqi, Rabiu, Juri, Liço, Rashica, Nikaj. Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Fatmir POPJA

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img