Ka nisur prej disa ditësh edicioni i radhës i kursit të licencimit për trajnerë të nivelit UEFA B, që organizohet nga Departamenti i Edukimit në Federatën Shqiptare të Futbollit. Kursi i UEFA B, që është i rezervuar për ish-lojtarët profesionistë që kanë luajtur minimalisht 3 vite në Kategorinë Superiore dhe 5 vite aktivizim në Kategorinë e Parë, po zhvillohet në qytetin e Shkodrës dhe në të marrin pjesë rreth 30 pjesëmarrës.
Kursantët vijnë nga qytete të ndryshme të veriut të Shqipërisë, por në të marrin pjesë edhe ish-futbollistë apo futbollistë të njohur si Mërgim Mavraj, Ermir Lenjani, Vullnet Basha, Gent Muça apo edhe emra të tjerë të kampionatit shqiptar.
Në listën e pjesëmarrëvë të këtij kursi mësohet se janë edhe gjashtë pjesëtarë të futbollit shkodra. Bëhet fjalë për trajneret Ergi Borshi, Arsen Hajdari, Erind Selimaj, Valmir Kurti, Ergys Mehja, Armando Simoni
Pjesa e parë e kursit do të trajtojnë njohuritë teorike në elementët bazë të trajnimit, mjekësisë dhe psikologjisë sportive, teksa lektorët e kursit janë emra të njohur në fushën e trajnimit.
Pas fazës së parë kursi do të rikthehet më 23 maj 2022 për pesë ditë me radhë, ku pjesëmarrësit do të testojnë në praktikë njohuritë e marrë dhe do të zhvillojnë hapat e para të trajningut dhe mënyrave që duhet të përdorin për stërvitshmërinë e një skuadre. Do të jenë katër faza në total për të kompletuar marrjen e licencës UEFA B, me kursin që do të përmbyllet më 15 korrik të këtij viti pas provimeve përfundimtare.