Ndonëse akoma nuk është mbyllur zyrtarisht sezoni futbollistik 2023-2024, pasi kuqeblutë kanë edhe një ndeshje për të luajtur, atë të së premtes me Skënderbeun për llogari të vendit të tretë, në KF Vllaznia kanë nisur lëvizjet për riorganizimin e skuadrës që do të përfaqësohet në Kupat e Europës si dhe më pas në kampionatin shqiptar.
Dhe, lëvizja e parë në këtë drejtim është ajo e rinovimit të kontratës me mbrojtësin serb Milos Stojanoviç. Një gjë e tillë konfirmohet nga njoftimi zyrtar që KF Vllaznia ka shpërndarë për mediat.
“𝐊𝐅 𝐕𝐥𝐥𝐚𝐳𝐧𝐢𝐚 𝐛ë𝐧 𝐭ë 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐬𝐞 𝐤𝐚 𝐚𝐫𝐫𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐧 𝐩ë𝐫 𝐫𝐢𝐧𝐨𝐯𝐢𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐤𝐨𝐧𝐭𝐫𝐚𝐭ë𝐬 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐩ë𝐫 𝐧𝐣ë 𝐬𝐞𝐳𝐨𝐧 𝐭𝐣𝐞𝐭ë𝐫 𝐦𝐞 𝐟𝐮𝐭𝐛𝐨𝐥𝐥𝐢𝐬𝐭𝐢𝐧 𝐌𝐢𝐥𝐨𝐬 𝐒𝐭𝐨𝐣𝐚𝐧𝐨𝐯𝐢ç.”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit kuqeblu.