Monday, September 16, 2024

Nis sot me dy ndeshje java 9-të e Abissnet Superiore

Lexo

Kategoria Superiore hap javën e 9 dhe të fundit të fazës së parë ditën e sotme me dy ndeshje në orën 17:45. Në Durrës, Teuta e cila gjeti më në fund fitoren e parë, pret kryesuesit e Partizanit. Të kuqtë sunojnë të rikthehen menjëherë te fitorja pas hapit fals me Kastriotin në ndeshjen e fundit.

Përballja tjetër është ajo në “Loro Boriçi” ku Vllaznia dhe Bylis do të masin forcat e njëra-tjetrës teksa ndodhen në kuotë të barabartë pikësh me 11 secila në vendet 5 dhe 6. Dy ekipet janë në një moment negativ teksa shkodranët nuk fitojnë prej 3 javësh ndërsa Bylis vjen pas dy humbjeve rradhazi.

Teuta 17:45 Partizani – “Niko Dovana”

Vllaznia 17:45 Bylis – “Loro Boriçi”

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img