Laçit i largohet një nga futbollidtët e tij titullarë më të rëndësishëm. Bëhet fjalë për Mentor Mazrekajn. Futbollisti nga Kosova, nuk do të jetë më futbollist i Laçit. Pas gati tre vitesh, mesfushori ka bërë të ditur në rrjetin e tij social Facebook ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin kurbinas. Në sezonin e fundit, Mazrekaj shënoi tri gola e duke kontribuar në pesë asistime në 34 ndeshje të zhvilluar.
Laçi ishte një nag skuadrat që nuk ia doli të siguronte Europën. Tashmë jashtë cdo gare europiane ndryshimet në skuadër do të jenë të mëdha. 34-vjeçari ka falenderuar presidentin Pashk Laska dhe trajenrin Shpëtim Duro që e rikthyen të luajë sërish futboll dhe që besuan në aftësitë e tij. Kujtojmë që Mazrekaj shkëlqeu fillimisht me fanellën e Partizanit në vitet 2013-2017.