Sunday, November 24, 2024

Not-Viki Tafrruku dhe Uerda Jahaj, Medalje të Arta në Kampionatin Kombëtar për të Rinj-Rritur

Lexo

Kampionati Kombëtar i Notit për kategorinë të Rinj & Rritur i zhvilluar në Tiranë ishte aktiviteti i fundit që Federata Shqiptare e Notit organizoi për stinën e dimrit. Krahas ekipeve më të mira të Shqipërisë në këtë aktivitet mori pjesë edhe ekipi i Vllaznisë, i cili i drejtuar nga trajneri Kolë Shiroka ishte ndër më të mirët e kampionatit.

Vllaznia në këto gara u përfaqësua nga këto sportistë: Elia Lika, Viki Tafrruku, Uerda Jahaj, Amel Delanin, Drini Ujkashej,Andia Pemaj, Skerdi Kroni, Alkeo Isufi, Klea Dedi, Adriel Marku, Marin Pjetraj.

Ndër to, rezultatet më të mira i kanë arritur dy notaret e talentuara, Viki Tafrruku dhe Uerda Jahaj, të cilat në konkurimin e garave të tyre u shpallën kampionë kombëtarë.

Konkretisht, notarja Viki Tafrruku zuri vendin e parë duke u shpallur kampione në garën 50 meter stil shpinë për kategorinë OPEN. Ndërkohë, Tafrruku ishte e dyta në garën e 400 meter stil i lirë për të reja dhe vend të tretë në kategorinë OPEN. Viki Tafrruku konkuroi edhe në disiplinen 100 meter stil i lirë për të reja duke u renditur e treta.

Kampione e Shqipërisë nga ekipi i Vllaznisë është edhe notarja tjetër, Uerda Jahaj, e cila u rendit në vendin e parë në disiplinen 400 meter MIX kategoria OPEN. Më pas, Jahja renditet dy herë të tjera e treta në garat 100 meter stil delfi për kategorinë OPEN, si dhe në 50 meter shpinë, kategoria OPEN.

Edhe pse nuk u shpallen kampione, figurë shumë të mirë sportive bënë edhe Elia Lika, e cila u rendit e dyta në disiplinen 100 meter stil shpinë në  kategorinë OPEN. Po kështu, edhe Amel Delanin, zuri tre vende të dyta dhe tre të treta. Konkretisht, në garën 100 meter stil i lirë për të rinj u rendit në vendin e dytë, dhe në vend të tretë për të njëjtën garë në kategorinë OPEN. Vend i dytë në disiplinen 50 meter stil i lirë për të rinj dhe i treti në kategorinë OPEN. Ndërsa, në 200 meter stil i lirë fitoi vendin e dytë për të rinj dhe të tretë në kategorinë OPEN.

Një përfaqësim shumë të mirë bënë notarët e Vllaznisë edhe në garat e stafetave për kategorinë e vajzave. Në stafetën 4×200 metër stil i lirë, Vllaznia u rendit në vendin e parë për të reja dhe të dytë për të rritura, si dhe në 4×50 metër dhe 4×100 metër mix vend i tretë kategoria OPEN.

Në 4×50 metër stil i lirë Vllaznia ishte e dyta për të reja dhe e treta për të rritura. Vend i dytë edhe në 4×100 metër stil i lirë për kategorinë OPEN

Kjo ishte e fundit e zhvilluar nga Federata Shqiptare e Notit për stinën e dimrit, ndërkohë që qershori dhe në vazhdim, do të ketë gara të tjera po aq të rëndësishme,“Teuta Cup”, Kupa Mbarëkombëtare, ku do të ketë një numër të madh pjesëmarrësish nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Italia, madje edhe nga Australia.

Ndërkohë, për notarët më të mirë shqiptarë, përfshirë edhe kampionët e Vllaznisë, po punohet për të qënë pjesëmarrës në Lojërat Olimpike Europiane dhe Botërore. Në focus janë garat në Krakovia të Polonisë, pa harruar Kampionatet Europiane dhe Botërore, apo Comen Cup etj. Po kështu dhe në Lojërat Mesdhetare të Plazhit e deri tek Europiani i notit në dimër në Bukuresht. Një seri aktivitetesh në të cilat notarët tanë do të tregojnë veten dhe pse jo të marrin normat e kualifikimit për në “Paris 2024”.

Gaspër MARKU

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img