Monday, December 23, 2024

Not-Viki Tafrruku dhe Vittoria Hyso, fitojnë 7 medalje individuale në Kupën “Klavio Meça”. Vllaznia, e treta si ekip

Lexo

Ekipi i notarëve të Vllaznisë që drejtohet  për përkushim dhe profesionalizëm nga trajneri Kolë Shiroka ka bërë një paraqitje shumë të mirë në konkurimet kombëtare dhe ndërkombëtare gjatë vitit 2024.

I tillë ka qënë edhe prezantimi në Kupën “Klavio Meça” që ishte edhe aktiviteti i fundit i vitit 2024 nga ana e Federatës Shqiptare të Notit.

I zhvilluar në Tiranë, pranë ambienteve të pishines së notit “Stela”, ekipi i Vllaznisë u përfaqësua nga 16 sportistë:

  1. Viki Tafrruku
  2. Vittoria Hyso
  3. Melodi Mimaj
  4. Herta Mimaj
  5. Kayla Bala
  6. Klea Dedi
  7. Federika Rrotani
  8. Ajten Zaja
  9. Rajna Memçaj
  10. Skerdi Kroni
  11. Dean Vajushi
  12. Matia Jubani
  13. Angjelo Rrotani
  14. Kean Tafili
  15. Joel Golemi
  16. Kol Rupa

Ndër to, në konkurimin individual, rezultatet më të mira i arritën dy notare, e zakonshmja Viki Tafrruku dhe Vittoria Hyso, ku të dyja së bashku fituan 7 medalje individuale.  Viki Tafrruku, e cila, falë talentit të saj, po bën një lajm i ditëve të fundit për një ofertë nga kombëtarja e Turqisë, fitoi 3 vende të dyta në disiplinat 50,100 metër stil i lirë dhe 100 metër katërnotim.

Ndërkohë, një prezantim po aq të mirë bëri edhe notarja tjetër, Vittoria Hyso, e cila fitoi 2 vende të dyta në 50,100 metër shpine dhe dy vende të treta në 50,100 metër stil i lirë.

Ndërkohë, në klasifikimin ekipor, Vllaznia për femra fitoi vend të tretë në stafeten 4×50 metër stil i lirë, ku u përfaqësua nga sportistet: Viki Tafrruku, Vittoria Hyso, Klea Dedi, Herta Mimaj.

Rezultatet e arritura në Kupën “Klavio Meça”  i përkasin Kategorisë OPEN, me tre më të mirët në rang kombëtar.

 

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img