Partizani dhe Teuta nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 0-0 në sfidën e javës së 30-të të “Abissnet Superiore”. Një rezultat që nuk ndryshon pozitat në klasifikim të dy ekipeve.
Një 90 minutësh jo në nivelin e kërkuar, ku triumfoi mërzia dhe sinjalizimet e shpeshta të gjyqtarit Ferataj. Shumë pak raste në portat respektive dhe shumë ndalesa loje.
Një rezultat ky aspak i mirë për ekipin durrsak që gjendet në vendin e fundit, por dalja nga zona e ftohtë është 2 pikë larg. Partizani nga ana tjetër ecën qetë në vendin e katërt.