Nuk ka fitues në Korçë, Elbasani e nis me një pikë rrugëtimin në “Abissnet Superiore”

Sfida mes Skënderbeut dhe Elbasanit e vlefshme po për javën e parë, përfundoi në barazim. Kjo ndeshja e cila u zhvillua në qytetin e Korçës u mbyll 1-1.

Bardhekuqtë ishin të parët që kaluan në avantazh. Prençi gjeti rrugën e rrjetës shumë shpejt, duke kaluar në epërsi Skëndërbeun që në minutën e 16.

Juglindorët ruajtën avantazhin deri në minutën e 81-të, kur Bruno Lulaj riktheu sërish baraspeshën. Rezultati qendroi i padryshuar deri në fund të ndeshjes, me të dyja skuadrat që marrin nga një pikë në javën e parë të “Abissnet Superiore”-s.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu