Sunday, November 24, 2024

Nuk ka pushim për Vllazninë, stërvitje edhe të dielën. Ardit Krymi bashkohet me skuadrën kuqeblu

Lexo

Nuk ka pushim për Vllazninë. Temperaturat e larta dhe dita e dielë, nuk i kanë penguar kuqeblutë të vijojnë përgatitjet, pasi dita e ndeshjes së kthimit të turit të parë të Conferencë League po afron. Ora 20:45 e mbrëmjes të së enjtes së 20 korrikut shënon startin e sfidës Vllaznia-Linfield e Irlandës së Veriut, takim që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”.

Është kjo arsyeja që trajneri Migen Memelli ka vijuar seancen stërvitore me skuadrën kuqeblu edhe ditën e diel. Me skuadrën në këtë seancë është bashkuar edhe blerja më e re e Vllaznisë, mesfushori shkodran Ardit Krymi, i cili pas një përvoje një vjeçare në kampionatin bjellorus është rikthyer në shtëpi.

Përpara se të vihej në dispozicion të trajnerit Memelli, Krymi ka nënshkruar kontratën zyrtare me presidentin Alban Xhaferi, kontratë e cila është me një afat dy vjeçar.

Gjithnjë në kuadër të nënshkrimit të kontratës me Krymin, Klubi i Futbollit Vllaznia ka realizuar edhe një vidioklip prezantues me futbollistin në fjalë duke e shpërndarë në faqen zyrtare të klubit kuqeblu.

Megjithatë, edhe pse nënshkrimi i Ardit Krymit është një lajm shumë i mirë për kampin kuqeblu, duke qënë se emri i tij nuk figuron i federuar në strukturat e institucionit të UEFA-s, ai nuk mund të aktivizohet në ndeshjen e dytë të Conferencë League që luhet këtë të enjte në stadiumin “Loro Boriçi”.

Gjithësesi, përgatitja e Krymit vlen, jo vetëm për t’i shërbyer skuadrës në sezonin e ri futbollistik 2023-2024, por sipas rregullores, në rast kualifikimi të Vllaznisë në turin e tyre europian, klubi kuqeblu mund ta federojë për ndeshjet që kuqeblutë të luajnë me skuadrën polake.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img