Nuk mjafton goli i Hoxhës, Shqipëria mposhtet nga Polonia 2-1. Faza play-off e Botërorit 2026

Lexo

- Reklamë -spot_img

Kombëtarja shqiptare nuk ia doli të marrë një rezultat pozitiv në Varshavë, duke u mposhtur 2-1 nga Polonia në ndeshjen e vlefshme për fazën play-off të Kupës së Botës 2026. Golin e vetëm për kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Silvinjo e realizoi Arbër Hoxha.

Trajneri Silvinjo hodhi në fushë këtë 11-she titullare: Strakosha, Mitaj, Gjimshiti (c), Ajeti, Hysaj, Asllani, Shehu, Laçi, Bajrami, Uzuni e Hoxha.

Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 0-1 në favor të kuqezinjve tanë, falë golit të realizuar nga Arbër Hoxha. 45 minuta të kontrolluara nga të dyja skuadrat dhe me pak raste të pastra të krijuara për gol. Vendasit duken më dominues në minutat e para, teksa kuqezinjtë kontrollojnë mirë. Ajeti lë fushën në minutën e 18-të pas një dëmtimi dhe vendin e tij e merr Ardian Ismajli. Goli për kuqezinjtë erdhi falë një gabimi nga mbrojtësi Bendnarek, me Hoxhën i cili përfiton, shmang portierin dhe çon topin në rrjetë. 0-1 për Kombëtaren në Varshavë dhe festë në tribunat e tifozëve dhe pankinën kuqezi. Me këtë rezultat mbyllen 45 minutat e para.

Edhe fraksioni i dytë nis mirë për Shqipërinë, me një kundërsulm të shpejtë me Hysajn nga e djathta, i cili pason për Bajrami. Ky i fundit shpërdoron topin para portës dhe nuk realizon. Skuadra kërkon avantazhin e dyfishtë, por nuk realizon. Në minutën e 63-të, polakët vendosin baraspeshën me kapitenin Levandovski.

Kuqezinjtë patën një tjetër rast të artë për të kaluar në epërsi, me Brojën i cili nxjerr Pilon të vetëm para portës, por gjuajtja e tij shkon në duart e portierit. Vendasit përmbysën rezultatin me një gol të Zielinskit nga distanca, duke vulosur shifrat përfundimtare 2-1 në favor të Polonisë.

Ky rezultat i ndal kuqezinjtë në rrugëtimin drejt finaleve të Botërorit 2026, pas një paraqitjeje dinjitoze në transfertë.

Kombëtarja do të luajë më 31 mars në ora 20:45, përballë Ukrainës sfidën tjetër të këtij muaji në Valencia.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img