Prononcimi i trajnerit të Vorës, Arjan Bellaj, pas ndeshjes, Dinamo-Vora 2-1
“Pjesa e parë sigurisht ishte më e mirë, e kishim përgatitur si të mbronim me Dinamon, nuk i lamë hapësirë të kalonte nga qendra duke e ditur se ka qarkullim dhe vertikalizim. Luajtëm më topin në anësore, për krose apo për ta kthyer përsëri nga qendra. Jam i kënaqur në pjesën e parë, nuk kishim qarkullim, por sa herë morëm topin u bëmë të rrezikshëm. Por në pjesën e dytë nuk mund të hahen këto gola, kur kemi lojtarë dy metra e ata nuk kanë lojtarë shtatlartë e të pësojmë në qendër. Këto ndodhin në futboll, nuk duhej të ndodhin se ne luftojmë për pikët, se ndeshjet ikin dhe ne mbetemi në vendnumëro.
Duhet të luajmë për pikën ose pikët, kishim mudnësi sot, edhe në pjesën e dytë, për të mos lejuar stoperat, por nuk gjetëm kohën e markimit. Dy sulmuesit lart dhe qendra e humbën ekuilibrin, Dinamo e përdori armën e fortë me vertikalizime, në krah me 2 kundër 1 apo edhe me Bregun e Qardakun, edhe në të majtën na krijuan episode që nuk duhet të ndodhin. Të shohim ndeshjen tjetër, të fitojmë atë për të bërë festat e fundvitit, se puna e trajnerit dhe e lojtarëve është rezultati, që të jemi të lumtur e të kalojmë festat të lumtur me familjen. Në pjesën e dytë mesfushorët e Dinamos na erdhën dhe Bregu qëndronte gjithmonë i lirë, duke kaluar vertikalizime e duke qetësuar, duke dhënë topin në zonat boshe. Duhej të ishte gjithmonë një nga stoperat mes linjës së mesfushës dhe mbrojtjes. Gjithmonë i kupton gjërat më i qetë pas ndeshjes, ishte gabim që nuk vendosëm dike të Bregu. Një nga stoperat duhej të ngjitej lart te ai që merrte topin mes linjave. Nuk ia arritëm, vjen edhe ndeshja tjetër.
Me Elbasanin ishim shumë mirë duke mbajtur kundërshtarin me topat lart. Por as atë nuk e bëmë.
Gabimet siç janë për futbollistët, duhet t’i pranojmë edhe ne trajnerët. Ngaqë ishim 1-0 nuk e kisha menduar 5-3-2, kur pësuam e bëmë direkt, pro edhe me dy sulmues që ishim, dilnin një kundër një me krahët e tyre që hipnin lart dhe hapeshin. Ndodhi, e pranoj, u nxitova. Po ta kisha menduar që në pjesën e dytë. E bëra atë gabim, u nisa për më mirë, por ky është futbolli, gjithmonë mendojmë për më mirë, por në fund bëjmë analizën që më mirë të kishim vazhduar ashtu”, tha Bellaj për RTSH pas ndeshjes.



