klubi bardheblu, për shqiptarin nga Maqedonia e Veriut, i cili ka një përvojë të pasur si drejtor sportiv te FC Shkupi për gjashtë vite (nga 2017-2023) duke fituar një titull kampion, si edhe ka mbajtur të njëjtin post te FC Ballkani në Kosovë nga 2023-2025 duke fituar titullin kampion, Kupën dhe Superkupën.
“Klubi i Futbollit Tirana prezanton drejtorin e ri sportiv, Omer Bunjaku. Me një përvojë të gjatë në menaxhimin e klubeve jashtë vendit, Bunjaku ka qenë pjesë e disa projekteve të rëndësishme në futboll. Ai ka mbajtur role drejtuese dhe është angazhuar në ndërtimin e strukturave sportive që kanë sjellë sukses të qëndrueshëm si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, shkruhet në njoftimin për shtyp publikuar nga Klubi i Futbollit Tirana.