Edi Martini…
Edin e njoh te pakten nga fare afer qe prej fillimit te viteve 90.
Nje super talent futbolli qe erdhi ne futbollin tone ….si zakonisht …prej Shkodre …prej djepit te futbollit shqiptar.
E njoha nga afer kur nisi te luaje me grup moshat e ekipeve tona kombetare.
E veshi heret fanellen e cmuar te Vllaznise sikurse iku po heret nga Shkodra e Shqiperia per nje fat me te mire …e u rikthye serisht e sot jemi me fat qe e kemi mes nesh .
U prit mire e beri mire vecmas tek Eintrahti i Frankfurtit ne Gjermani.
Ne Shqiperi e me Vllaznine fitoi ato c’ ka i ka enderr nje futbollist …trofete e lakmuara dhe titullin kampion ….goleshenuesi i vitit, lojtari i vitit etj…
Ishte nje alla Maradona ne versionin shqiptar.
Robust, i forte fizikisht, teknik, driblues e mbi te gjitha golashenues .
Djale i qete , korrekt, i sjellshem, i respektueshem e plot humor…tipik shkodran.
Kurre asnjehere problematik me kerkend as ne fushen e lojes me kundershtaret, as me arbitrat , as me tifozet e as me gazetaret e komentatoret sportive jo e jo…e po kaq korrekt edhe jashte futbollit si nje djale e qytetar model e teper i respektuar prej gjithkujt .
Edin dhe Zamir Shpuzen i kam pas dashur fort…ndaj dhe kur thirreshin nga Kombetarja ne grumbullim ne Tirane shkoja i takoja dhe rrija e bisedoja me ta shtruar dhe kenaqesha vertet.
Edin e kam shoqeruar ne rolin e gazetarit ne Casarano te Italise ne 1993 ne nje miqesore U21 perballe Italise ku ate dite ai ka qene fenomenal ne fushe duke merituar edhe nje perqafim te vecante jo vetem prej trajnerit tone E.Gezdari por edhe prej trajnerit te famshem italian Boninsenja .
Edi e kam shoqeruar edhe ne miqesoren e hidhur mes kombetareve ne Tetove…Maqedoni – Shqiperi.
E kam ndjekur vecmas tek Vllaznia por edhe ne Frankfurt tek Eintrahti sepse e kisha per zemer ate lloj futbolli te luajtur prej tij…
Ne kete foto qe shoqeron kete shkrim jemi se bashku me kolegun G.Sinemati dhe Edin ne grumbullimin e ekipit tone kombetar ne Hamburg ne prag ndeshjen e fameshme te mes viteve 90 Gjermani – Shqiperi …qe u luajt ne Hanover dhe perfundoi 4 – 3 per gjermanet.
E kam ndjekur Martinin edhe si trajner dhe sjnqerisht i jam gezuar sukseseve te tij edhe pse shume larg nga ku jam e ani pse do te doja ta uroja e perqafoje prej aty e jo prej ketu…sepse meriton te vleresohet e te respektohet per gjithe c’ ka arritur fale mundit, suksesit, djerses , punes e egoizmit te tij te lavderueshem profesional.
Si askush tjeter e ngjiti me trofete e fituara Teuten ne majat e futbollit brenda 2 vjetesh …ani pse fort do deshiroja qe keto suksese ti arrinte per skuadren e qytetin e tij …Vllaznine e Shkodren prej edhe nga doli e u be lojtar i madh e po vazhdon te jete po nje trajner i tille .
Me mire vone se kurre …dhe Shkodra e shkodranet e kuptuan me se fundi se sa te do djali i shtepise nuk te do kerkushi tjeter .
Ndaj dhe kete edicion me Edi Martinin ne krye jane te vendosur tu shkojne deri ne fund te dy trofeve…Kupes por vecmas Kampionatit qe mungon pa drejtesisht ne Shkoder permbi 2 dekada.
Jeni ne rruge te mbare …coje deri ne fund kete enderr te bukur shkodrane se e meriton dhe e meritoni plotesisht …keshtu i them Edit sa here flas ne telefon .
E di qe do kesh pengesa, cmire e xhelozi te semura tipike alla shqiptare …do te vene gure nen rrota , do te nervozojne , sulmojne e provokojne Ed…ty dhe Vllaznine tende, tifozin e mrekullueshem shkodran por edhe Shkodren tende te dashtun…por ani…populli thote … Pema me kokrra qellohet …ajo e thata si duhet kerkujt.
I shkrova keto radhe pasi lexova nje reagim qesharak por edhe te neveritshem te ” moderatores sportive ” e ish banores se Big Brother …Hygerta Sako ku ” sqaron ” historine e perplasjeve te saj …vecmas te diteve te fundit me Edi Martinin.
Ku vec te tjerave kerkon serisht te provokoje turpshem e ti hedhe benzine zjarrit …duke ju kujtuar shkodraneve se pikerisht titullin kur ishte tek Teuta trajner ju a ka hequr ai…
Se hatermbetja ka nisur qe ne 2021 kur S. Starova, Sh .Muca, A.Hafizi e R.Jupi ne nje vleresim te Rtsh sportit te Hygertes kane votuar per Trajnerin me te mire te vitit Berdaricin e jo Martinin pfffff …nuk ka njeri te botes se futbollit shqiptar ta besoje kete perralle banale .
Me pas ” moderatorja ” flet edhe per nderhyrje te vete Martinit per pa drejtesine e bere ndaj tij…
Flet edhe per menyren e festimit te fitoreve dhe te trofeve prej Edit dhe nuk harron te na kujtoje se ai eshte i pa edukate por edhe i denuar 3 here keto kohet e fundit prej Komisionit te Disiplines prane FSHF …
Te ishte gjalle Kadri Hazbiu do te hidhej ne qafe per kete lloj reagimi o Hygerta…te jesh e sigurte per kete.
Ngaqe nuk te lidh asgje me futbollin dhe nje zot e di pse je aty ku je dhe kush te mban ende aty e perse te mban te sqaroj publikisht e nen pergjegjesine po publike timen…se …
…Edi Martini nuk eshte nga ata djem qe vdes ta vleresojne ne sport ata qe s’ kane asnje lloj vlere sportive si puna jote dhe emisionit tend.
Nuk eshte nga ata djem qe fut miq per nje trofe qe as e ka haberin qe egziston .
Duke fituar Titullin me Teuten ( qe minimumi si vajze durrsake ti se urove kurre as publikisht , as personalisht e as profesionalisht ) ai si trajner profesionist thjesht beri detyren dhe as ja hoqi titullin Vllaznise e as e provokoj kerkundi kend e aq me pak Shkodren e tij .
Se fundi behesh qesharake fare kur thua se…eshte denuar 3 here nga komisioni i disiplines prane Fshf ….hahaha .
E ke nga padija moj shoqe…se qe ta dish ti mire nuk ka trajner ne bote qe per aresye te ndryshme kryesisht sportive te mos denohet prej komisioneve te tilla te pakten 5- 6 here gjate nje edicioni.
C’ do te thuash fjala vjen ti o Hygerta per Mourinjon nje nga trajneret me te zeshem prej vitesh ne boten e futbollit i cili denohet te pakten me shume se 10- 15 here ne vit ?…eshte i pa edukate ? …hahaha .
Sa per ate etiketimin tend te neveritshem …i pa edukate …ndaj Martinit ben mire ta terheqesh nje ore e me pare e ti kerkosh falje jo vetem atij por edhe ne te gjitheve njerezve te sportit e te mediave sportive …pasi s’ ben gje tjeter por e ben akoma edhe me shume pis veten tende …ok
A.R.D


