Thursday, November 20, 2025

Opinion nga Agron Isufi – Ermir Shimaj, Presidenti që po bën gjithçka për Basanian. Një njeri shumë i thjeshtë dhe shumë i dashur, i përkushtuar dhe serioz, që biznesin e tij familjar e ka vënë në shërbim të komunitetit për zhvillimin e futbollit në Bushat

Lexo

- Reklamë -spot_img

Habitesh kur shikon, se si një njeri shumë i thjeshtë dhe shumë i dashur, si Presidenti i ekipit futbollit të Bushatit “Basania FC”,  Ermir Shimaj bën aq shumë për ekipin e tij, si dashamires i futbollit.

Jam prej 2 muajsh me ekipin e Basanies dhe si përkthyes i tranierit 66 vjeçar nga Podgorica Dervish Haxhiosmanoviç, shikoj sa shumë mundohet ky person si Ermiri, ku konstatoj se ka shumë respekt për të, tërë Bushati.

Shpenzimet qe bën ky me biznesin e tij familjar për ekipin, ku vetem për Kupën e Shqipërisë në Korçë 1 nate para ndeshjes 29 vete, bashkë me të gjithë, stafin dhe futbollistët, harxhim i madh për akomodimin në hotel dhe trajtimin e tyre.

Më ban çudi, se si ky president, si Ermir Shimaj e ka bërë Basanian të duket si ekip profesionist. Paguan futbollistat, shpërblim për çdo fitore, paguan shoferin, tifoz i madh Agron Bushati, paguan kamaramanin,gazetarin e komentatorin dhe fotografin, për të gjitha ndeshjet kudo ku luan Basania, brenda dhe jashtë Bushatit. Paguan, doktorin,  punëtorin e fushes, ujë e dreka për ekipin, hotelin dhe ushqimin për lojtaret e huaj të akomoduar në Bushat, lëndimet dhe rikuperimet e futbollistave nëper klinika private, duke të ngjasuar si ekip i Superliges.

Edhe nje dite para ndeshjes së javës së tretë të Kampionatit me ekipin Luzi i Vogël, e grumbulloj ekipin në hotel Argenti, dhe ekipi ia shpërbleu me fitore 3-2.

E shikova të arsyeshme ta bëj këtë postim të sinqertë për të komplimentuar një president të këtij niveli shumëplanësh. E bëra me shumë kënaqësi, ku unë nuk kam interesa me te, dhe kush më njeh karakterin tim, se nuk gënjej, per çfare flas në adresë të tij.

Nuk e di a e ndihmon Bashkia Vau Dejës ekipin e futbollit Basania, sepse në lidhje me fushën, kam informacion se Bashkia në bashkëpunim me FSHF-në do ta ndihmoje n infrastrurën e fushës sportive të Bushatit.

I prpozoj Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës ta dekorojë presidentin Ermir Shimaj Qytetar Nderi, sepse ky përson meriton te nderohet. Është një njeri që ban shumë për ekipin në të gjitha drejtimet, ku patjetër do të vijojë të bëjë edhe më shumë për komunitetin sportiv të Bushatit me objektiv për ta rritur futbollin e kësaj zone në nivele të larta.

Nga unë personalisht ka respektin më të madh. Po ashtu edhe nga tranieri Dervish Haxhiosmanoviç, i cili e vlerëson presidentin ku krahas të tjerave e lën te lire te punoje pa ndërhyrje, bashkë me zv/trajnerin Erjon Mani dhe Mario Kola dhe drejtorin teknik Fatjon Hasani, duke pasur mission që si staf për përgatisë dhe promovojë sa më shumë elememtin e rinj, por duke qënë në pritje edhe të 3 përforcime te forta në janar me synim të kap 5 vendet e para të klasifikimit. Suksese president Ermir Shimaj, suksese në vazhdim ekipit Basanies!

Agron Isufi

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img