Friday, September 20, 2024

Opinion nga Ervin Baku-Ranë thashethemet e kafeneve… “Jo po këtë vit do ia japin Vllaznisë”, më pas, kur Vllaznia u eliminua, “E kanë nda për Partizanin”… Etj, etj.

Lexo

U mbyll sezoni futbollistik 2023-2024

Verdiktet

Egnatia ➡ Kampione e Shqipërisë! Me meritë të plotë! Me meritë të plotë edhe e 36 javëve, edhe e eksperimentit që nuk duhet të rinovohet më. Eksperiment që vret kampionatizmin dhe motivimin e skuadrave të kreut.

Partizani ➡ Vendi i dytë. Me meritë të plotë. Pa Kampionat, pa Kupë, sezon i dështuar!

Skënderbeu ➡ Medalje Bronzi. Në kontekstin aktual të gjërave e ka fituar Kampionatin e tij! Europa, më pranë se kurrë.

Vllaznia ➡ E keqja e vetes së vet! Do shkëlqejë në Europë! Do ta këtë fatin me vete!

Tirana ➡ Në Europë. Me mend në kokë.

Elbasani ➡ E zbukuron shumë Kategorinë Superiore.

Bylis ➡ E ka vendin mes më të mirëve.

Flamurtari ➡Do të provojë përsëri. E prish gjithçka me duart e tij.

Vora ➡Realitet shumë i bukur. U vodh ditën me diell!

Ervin BAKU-Gazetar Sportiv

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img