Eksperte futbolli nuk jam, dashamirëse e tifoze po. E, meqë jam rritur në Koplik duke e ndjekur këtë sport, ku luanin të rinj plot pasion (mes tyre dhe im vella) para 4 viteve, shkrova ca rradhë duke ua kushtuar djemve tanë malësorë, që na kanë bërë krenarë brenda dhe jashtë vendit…
Në EURO 2024, pesë malësorë përfaqësojnë Kombëtaren e Shqipërisë. Armando Broja, Elseid
Hysaj, Mario Mitaj, Enea Mihaj, Marash Kumbulla…Zemra mal! Gjithë shqiptaria gëzon e shpreson edhe tek këta djem. Jam e sigurtë se malësorët kudo që ndodhen gëzojnë e shpresojnë edhe me zemër në dorë. Mes tyre edhe unë!
Për Shqipni e për Malsí, “myteni” djema at’ Itali!
(Shkurt 2020)
Nga Manjola Arizaj Zeka
Kam shkruar përherë për bukuritë e Malësisë së Madhe, Malësisë sonë. Kam shkruar për njerëzit e saj bujarë. Kam shkruar dhe do vazhdoj të shkruaj për traditat tona më te mira, mikpritjen, thjeshtesinë, modestinë, empatinë. Kam folur për malesorët që si thuhet, kanë carë në jetë, kanë lënë emër të mirë për veten, e për vendin e tyre.
E shkuara, e tashmja dhe e ardhmja e Malësisë, jo pak herë duket si e gdhendur në vetëm një shkemb, një pemë, a në zhurmen e erës mbi gëmusha. Por sot, dua t’ia kushtoj këto rradhe, disa djemve, disa të rinjve, përkushtimi dhe talenti i të cilëve, na bën krenar.
Sa herë dëgjojmë emrat (mbiemrat), ashtu si krejt pa dashje, nga shpirti na del një pasthirrmë: Ky është nga Malësia e Madhe. Nuk ka aspak rëndësi nëse paguhen me qindarka, apo me miliona. Në damarët e tyre rrjedh Malesia. Dhe kjo besoj mjafton për shumë prej nesh. Une po i quaj: Futbollistët e Malësisë…
Nuk ka rëndësi ku kanë lindur. Ata janë malësorë. Janë nga vendi që përmbledh brenda pak kilometrave katrore, histori, atdhedashuri, mirësi, besë, punëtori e progres. Luani për veten, për karrierat tuaja, edhe per vendin. Ne, sido të jetë, thjesht do t’ju admirojme dhe mbeshtesim…
Unë nuk jam ndonjë eksperte sigurisht dhe nuk do bëj analizë. Do rendis këtu disa emra që janë e tashmja, e ndoshta e ardhmja e Kombetarës së Shqipërisë. Kërkoj ndjesë për ndonjë emer që nuk e shkruaj, për shkak të paditurisë, dhe ju lutem ta plotesoni në komente. Do ta nis me më te voglin, (atë që unë njoh) Rei Zekaj, sulmues i djathtë, i grumbulluar me kombetaren U-13. Luan me Football Republic.
Vazhdojmë me një nga emrat më premtues, Armando Broja, 19 vjec, sulmues Chelsea, Angli. Një tjetër emer shumë premtues, Enis Cokaj, mesfushor qendre, Lokomotiva e Zagrebit, Kroaci. Dhe disa emra, pothuaj një brez 18-19-20 vjec, po ashtu me të ardhme të shkëlqyer përpara që luajnë në Itali: Endri Zenelaj, mesfushor fantazist me Askolin; Serxhio Kalaj, mesfushor mbrojtes me Lazion; Aristid Kolaj, mesfushor me Sasuolon; Andrea Isufi me Kievon, Valerio Todaj me Legnano.
Forca djema, punoni pa u lodhur, jo vetem prindërit i kane syte tek ju! Jo vetem në Itali. Elsamed Ramaj luan sulmues krahu me Lubeck, Gjermani. Mario Mitaj me Huesken, Spanje. Nuk mund të harrojmë as malesoret që luajnë ne viset shqiptare; Erion Vucaj mesfushor, Drita, Kosove. Rubin Hebaj sulmues krahu, Teuta, Durres (dje ngriti kupën e finales së Shqipërisë ) Ersil Ymeri mesfushor, Llapi, Kosove. Armenis Kukaj mbrojtës, Luftetari, Gjirokaster. Arsen Sykaj mbrojtës, Drenica, Kosovë. Uendi Vecaj mesfushor, Laci. Erind Selimaj portier, Flamurtari, Kosovë.
Dhe tani hyjmë në zonen “big”, aty ku emrat kane tjetër peshë. Jane emra që i kanë dhënë tonin kombetares shqiptare së futbollit vitet e fundit, kanë shkëlqyer me ekipet e tyre, por edhe jane prej kohësh në faqet e merkatos. Sigurisht të parin do të shkruaj Elseid Hysaj mbrojtës, Napoli, Itali. Marash Kumbulla mbrojtes, Verona, Itali. Bekim Balaj sulmues, Sturm Graz, Austri. Armando Vajushi mesfushor, Petrolul, Rumani. Enea Mihaj mbrojtës, Paok, Greqi.
Nuk kam emra të tjerë. Por besoj për Malësinë e Madhe, që përfaqesohet me Velecikun që më duket se nuk është ngjitur asnjëherë në superiore, janë plotesisht përfaqësues për sasi, cilësi, e pse jo edhe për vlerë monetare. Sic e thashe unë nuk jam eksperte futbolli, por ama vura re dicka: malësoret e rinj të fushës së blerte, kane dicka të përbashkët me paraardhesit e tyre; u pelqejne më shume vetëm dy pozicione, ose mbrojtje, ose sulm. Cuna, na duhet edhe ndonjë portier! Forca futbollistet e Malësisë!
Nga Manjola Arizaj Zeka-Gazetare