Vllaznia asht e tanve, përveç politikanve!
Kur i vjen puna me marr vëmendje, me ba premtime votash a me ba ndonji status n’Facebook, thonë “Vllaznia asht e tan Shkodrës!”
Por kur i vjen puna me dhanë, me kontribu për te, thon “Vllaznia asht privat!”
Ky mentalitet duhet me marrë fund. Un i dal zot Alban Xhaferit për kyt rast e ka te pamujtun mi ba, pa mbështetje institucionale – prej bashkis, FSHF-së, pushtetit qendror – s’bahet asgja.
Unë kam jetu në Metz të Francës. Aty, çdo fshat me 2-3 mijë banorë ka fusha, palestra, shkolla sportive, e të gjitha ndërtume me mend, afër natyrës ,lumejve, maleve , motivuse për sportistat .
E këtu n’Shkodër, sterviten mes pallateve, spitaleve, Kjo s’asht vetëm stres për banorët e zonës dhe për të smurt, por asht edhe një fyerje për vet sportistat ton te rij.
Sot, në fushat e Akademisë ku stervitet Vllaznia, Aty stervitet edhe Shiroka, edhe Puka, , bashkia i ka shti aty.
Puka e ka fushen e vet.
Jepi Shirokes terren pse jo.
Tash, terreni aty po shkatrrohet dita-ditës. Ska asnji punëtor prej bashkis që merret me mirëmbajtje. I vetmi që jep kontribut prej Vllaznis, konkretisht Aranit Gjika – ose siç e thrrasim të tan, Api. Ai asht njeri që po mban barrën e gjithçkaje: prej bazes materiale ,mbledhjen e topave kur bin ne oborre,riparimet e deri te organizimi i skuadrave që bashkia vet i ka fut në stervitje. Edhe përkundër krejt këtij angazhimi, nuk i jepet asnji rrogë shtesë prej Bashkis, veç pse bindjet e tij politike nuk i pelqejnë dikujt atje nelt.
Dhomat e zhveshjes janë 4-5 km larg! Ekipi i parë stervitet si me kenë ekip lagjeje,ndrrohen te Stadiumi e sterviten ne golem.
E ekipi i vajzave?! Kampione të shumëfishta, krenaria jonë, që s’kanë marrë as 0/10 e mbështetjes që meritojn. Lazer Matija, që e ka ndërtu këtë sukses, s’po njihet si duhet për çka ka ba!
Benet Beci na premtoi” Paktin “për Vllazninë. E vetmja gja që realizoi deri tash, ishte me firmos kontratë profesionale për familjarin e vet!
Për çdo gja gjeni fonde. Për fasada, për pemë, për projekte me logo, me ceremoni. Po për sportin në Shkodër, gjithmonë gjeni justifikime.
*Pallati i sportit – germallë. Imazhi ma i keq i qytetit.
E me ato shifra pemësh që i thotë bashkia, e me atë fuqi puntore që thonë që kanë, Ato pem fije barit me ken ishin ba 2-3 fusha sportive veç me bar natyral, edhe ajrin e kishim pastru ma mir!
Seno FISHTA