Ndeshja Bylis-Vllaznia e përfunduar me shifrat 2-1 vazhdon të ziej për shkak të vendimit të diskutueshëm nga gjyqtarja kryesore e kësaj sfide Emanuela Rusta.
Bëhet fjalë për një top të krosuar në zonën e ekipit ballshiot por në duel për larguar topin lojtari i Bylisit prek topin me dorë,ama e vështirë për të kupuar nëse ka kontakt me trupin fillimisht në dorë apo gjoks e pastaj në dorë.
Ish-arbitri i FIFA Bujar Pregja ka dhënë versionin e tij në emisionin “Skaner” për këtë episod:
“Dyshim i vetëm është nëse topi ka rënë në gjoks fillimisht dhe më pas në dorë.
Pra nëse topi ka shkuar direkt në dorë është penallti,dhe FIFA me UEFA e interpretojnë ndryshe prekjen e topit me dorë.
E përsëris nëse topi është prekur direkt me dorë penallti.
Nuk ka një plan të qartë për të dhënë verdiktin e saktë.
Në pamjen e prirët është prekje me dorë,në pamje ballore jep idenë e prekjes në gjoks fillimisht.
Gjykoj se dora në rënie ka ndikuar te vendimi i arbitres Rusta”.
Fatos LAMAJ



