Sunday, December 7, 2025

Orges Halili dhe Sokol Uldedaj të Vllaznisë, në listën e Kombëtares U17 për miqësoret kundër Sllovenisë

Lexo

- Reklamë -spot_img

Dy futbollistët e Akademisë së Futbollit Vllaznia, mesfushori Orges Halili dhe sulmuesi Sokol Uldedaj, janë përzgjedhur nga trajneri i kombëtares U17 Fatjon Tafaj për dy sfidat miqësore kundër Sllovenisë.

Grumbullimi i 17-vjeçarëve kuqezi nis sot, ndërkohë që dy sfidat miqësore kundër Sllovenisë, që do të luhen në vendin tonë më 9 dhe 11 tetor.

Trajneri Tafaj ka publikuar edhe listën me futbollistët e grumbulluar për këto dy teste të rëndësishme për skuadrën tonë. Tekniku shqiptar ka grumbulluar 21 lojtarë, 9 prej të cilëve aktivizohen në ekipet e moshave në Shqipëri, ndërsa pjesa tjetër janë pjesë e skuadrave të moshave në Europë.

Të dyja ndeshjet do të luhen në të njëjtin vend dhe orar, në “Shtëpinë e Futbollit” në ora 11:00.

Edhe për ekipin kombëtar U-17, këto janë ndeshjet e fundit miqësore në kuadër të përgatitjeve për kualifikueset e raundit të parë të Europianit U-17.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img