Para-eliminatoret e Botërorit në Futsall, Shqipëria fiton 2-1 ndaj San Marinos

Lexo

- Reklamë -spot_img

Shqipëri-San Marino 2-1(Shënues: Arbër Shkodra 3’, Halim Selmanaj 20’/ Matteo Chezzi 31’)

Formacioni i Shqipërisë: Fidan Mesini (GK), Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu, Arif Limani. Trajner: Erind Resuli

Kombëtarja shqiptare e futsallit ka marrë fitoren e parë në raundin paraeliminator të Grupit E të Kupës së Botës në Futsall 2028, duke mposhtur 2-1 San Marinon në ndeshjen e dytë të zhvilluar në Parkun Olimpik “Feti Borova”.

Trajneri Erind Resuli e nisi ndeshjen me këtë formacion titullar: Fidan Mesini (GK), Arbër Shkodra, Halim Selmanaj, Ermir Kryeziu, Arif Limani.

Kuqezinjtë e nisën shumë mirë takimin dhe kaluan në avantazh që në minutën e 3-të me golin e realizuar nga Arbër Shkodra. Shqipëria vazhdoi të kontrollonte lojën dhe në minutën e 20-të Halim Selmanaj dyfishoi rezultatin për ekipin tonë.

Në pjesën e dytë, San Marino u përpoq të reagojë dhe arriti të shkurtojë diferencën në minutën e 31-të me Matteo Chezzi. Megjithatë, Kombëtarja shqiptare administroi mirë minutat e mbetura të takimit dhe ruajti avantazhin deri në fund.

Takimi u mbyll me fitoren 2-1 të Shqipërisë.

Ndeshja e fundit e grupit do të luhet më 12 prill, ku Shqipëria do të përballet me Letoninë në orën 20:30.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img