PARTIZANI 2-1 BYLIS (Rrapaj 18′, Da Silva (P) 55′ / Eskuerdinja 34′)
Partizani rikthehet sërish te fitorja duke mundur në shtëpi Bylisin me rezultatin 2-1, sfidë kjo e vlefshme për javën e 30-të të Superiores.
“Demat” ndjekin ritmin e Tiranës, duke mos i lejuar të shkëputen edhe më tepër në krye të klasifikimit.
Ato e nisën mjaft mirë këtë takim, duke kaluar në avantazh në minutën e 18’ kur Arinaldo Rrapaj e dërgoi topin në rrjetë. Në minutën e 34’ Bylisi barazon me Eskuerdinjën duke e mbyllur pjesën e parë pa fitues.
Në pjesën e dytë, Da Silva tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe dërgon topin në rrjetë në minutën e 55. Në minutën e 85′ gjyqtari akordon sërish penallti për Partizanin, por VAR-i i heq mundësinë Carës të ekzekutojë 11 metërshin
Kështu Partizani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë, 5 pikë larg Tiranës kryesues, ndërsa Bylisi nuk del ende nga lufta për mbijetesë duke u renditur në vendin e parafundit.