Partizani mori një fitore tepër të rëndësishme 2-0 përballë Elbasanit. Të kuqtë u ngjitën në vendin e katërt, duke siguruar vendin në “Final 4”. Tashmë djemtë e Skënder Gegës do të luftojnë për titullin me Dinamon, Vllazninë dhe Egnatian.
Protagonistët e ndeshjes ishin Preka dhe Eleke me golat në limite në secilën pjesë.
Pasi e mbyllën me humbje në “Arena e Demave”, Elbasani përfundon sezonin e parë në elitë si vend i pestë.