Thursday, November 28, 2024

Partizani i bën nder Dinamos dhe Skënderbeut, si ndryshon renditja në Superiore

Lexo

Derbi mes Tiranës dhe Partizanit mbylli siparin e javës së 33-të të Superiores që prodhoi vetëm 7 gola. Renditja e Superiores, nuk ka pësuar ndryshime të shumta.

Spikati fitorja e Partizanit ndaj Tiranës. Partizani iu fal dopietës së Maget, duke siguruar 3 pikë të arta ndaj Tiranës, në sfidën që u mbyll me rezultatin 1-2 

Ndërkohë në 2 sfidat e tjera të ditës së sotme, festuan dy skuadrat mike, Vllaznia dhe Teuta, që triumfuan respektivisht përballë Egnatias dhe Kukësit, me verilindorët që prenë edhe matematikisht “biletën” për në Kategorinë e Parë. 

Për sa i përket 2 dueleve të ditës së shtunë, Dinamo dhe Lacci ndanë pikët në barazimin pa gola, ndërsa Skënderbeu mposhti minimalisht Erzenin falë golit të Janaqit.  

Kur kanë ngelur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit, rivaliteti është përqëndruar te “Play-Out”-i dhe “Final Four”.  

Dinamo, Skënderbeu dhe Tirana duket se do të luftojnë deri në fund për sa i përket një vendi në “Final Four”, ndërkohë që Egnatia, Vllaznia dhe Partizani duken më komodë. Rrogozhinasit e kanë siguruar pjesmarrjen në “Final Four”, teksa kërkojnë të blindojnë vendin e parë. Momentalisht diferenca u ngushtua në 5 pikë nga Vllaznia e vendit të dytë, që ka 1 pikë më shumë se Partizani i vendit të tretë. Diferenca mes vendit të tretë dhe të katërt është plot 7 pikë, 3 javë nga fundi.  

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img