Saturday, November 23, 2024

Partizani mbyll vitin në krye të tabelës, Colella: “Mund të kemi disa kundështarë në objektivat tona”

Lexo

Me fitoren në derbi, Partizani ka mbyllur vitin në krye të tabelës duke u shpallur kampion dimri. Në një intervistë për Sportnews, në News 24, trajneri Colella flet gjerë e gjatë për ecurinë e deritanishme dhe atë që e pret pas merkatos.

Mister e nisët aventurën te Partizani me shumë hije dyshimi nga pas. Flas këtu për besimin që nuk kishit nga opinion publik apo tifozët. Si jeni ndjerë atë periudhë? Çfarë mendonit me vete?

Nuk kam ndjerë diçka në veçanti. Është një gjë normale sepse bëhesh pjesë e një ambienti të ri, ku nuk të njohin dhe është e drejtë që njerëzit, opinion publik apo tifozët të krijojnë një opinion të tyrin. I kuptoj këto situate dhe nuk më shqetësojnë. Nuk është kjo një situatë që më bezdis. Është absolutisht normale në punën që bëj. Megjithatë rëndësi ka të bësh punën tënde.

Jeni zyrtarizuar si trajneri i Partizanit vetëm 10 ditë përpara se të startonte kampionati. Morët një skuadër që nuk e kishit ndërtuar ju. Si ju duk në atë periudhë ekipi? A e mendonit se do të kishit ecuri kaq pozitive?

Përshtatja për skuadrën që ka qenë e mirë që nga fillimi. Nga ky këndvështrim eksperienca të ndihmon të kuptosh më shpejt cilësinë e lojtarëve që ke në dispozicion. Megjithatë duhet edhe të vlerësosh kampionatin, sepse nuk mund ti kushtosh vetëm skuadrës rëndësi, por edhe kampionatit, pasi është ai që tregon nëse je skuadër e fortë apo jo?! Unë isha I bindur që mund të bëja një punë të mirë, sepse skuadra më pëlqeu dhe më pas duke u njohur edhe më kampionatin, vlerësimi im u konfirmua.

Cila është pika e dobët e skuadrës tuaj dhe më e forta?

Asnjë trajner nuk dëshiron t’i përgjigjet kësaj pyetje. Unë mendoj që skuadra ime ka shumë mundësi për tu përmirësuar, individualisht apo edhe si ekip. Kështu që, unë mendoj se çdo gjë pozitive apo negative që mund të them tani, nuk ka rëndësi, sepse mund të bëjmë akoma më mirë.

A është e vështirë të mbani grupin e bashkuar, duke qenë se keni dhe presion?

Jo, jo! Janë një grup djemsh të mirë. Nuk kam pasur asnjëherë probleme, sidomos gjëra të vogla që janë normale në një grup pune. Pa diskutim që presioni ekziston, por ne nuk e përjetojmë keq sepse e marrim me qetësi.

Kush është rivali më i fortë për Partizanin deri më tani? Sepse gjërat mund të ndryshojnë pas pushimeve…

Ky është një faktor i rëndësishëm. Merkato e janarit ndryshon pak ekuilibrat. Në këtë mënyrë të bësh parashikim tani është e vështirë. Unë mendoj gjithmonë për lojtarët dhe skuadrën time dhe mendoj që kundërshtari më i fortë i Partizanit është vetë Partizani. Kështu që duhet të shohim veten tonë, si të përmirësohemi dhe të mendojmë si të bëhemi më të fortë. Më pas do të shohim të tjerët. Kampionati është i ekuilibruar dhe janë akoma shumë ndeshje për tu luajtur. Mund të kemi 2-3 apo dhe 5 kundërshtar në objektivat tona.

A keni ndonjë peng nga ndeshjet e luajtura deri më tani? Ndoshta në ndonjë ndeshje specifike që mund të kishit marrë më shumë pikë..

Pengjet janë gjithnjë pjesë e sportit. Keqardhje është një fjalë e madhe. Ka disa ndeshje që kemi gabuar shumë, por ka edhe takime të tjera që kemi gabuar më pak. Në fund ajo që mendoj se është e rëndësishme është vazhdimësia e performancave të mira. Në këtë mënyrë, sipas meje nuk ka kuptim të të rrish të mendosh se në mund të kishim marrë një pikë më pak apo më shumë.

Mister në dy derbi të zhvilluara, keni një bilanc me një të humbur dhe një të fituar. A mendoni se kjo sfidë vlen vetëm 3 pikë? Apo më shumë se kaq, duke parë historinë mes klubeve apo dhe tifozëve..

Derbit janë gjithmonë ndeshje të çuditshme në të gjitha vendet e botës. Nuk ekziston ende një rregull që thotë se një derbi vlen 6 pikë. Megjithatë nëse e shohim nga ana morale apo dhe mendore ka një vlerë të madhe në krahasim me ndeshjet e tjera, sepse të jep siguri, por edhe pasiguri për vazhdimësinë. Sipas meje një derbi vlen më shumë se 3 pikë, por nëse e marrim në aspektin futbollistik janë vetëm 3 pikë në garë.

Mister do të kemi ndryshime te Partizani pas janarit në emra apo dhe në lojë? Pra, do të kemi afrime dhe largime në merkato?

Këtë vlerësim do ta bëjmë me qetësi dhe jo tani. Si fillim, ajo që unë vlerësoj është se jemi të parët në klasifikim dhe kjo tregon se nuk kemi shumë gjëra për të ndryshuar në ekip. Por pa diskutim duhet të përmirësohemi dhe ne jemi gati ta bëjmë. Mua, kjo fjala “merkato” nuk më pëlqen, nuk e duroj. Ne kemi mundësi për tu përmirësuar, por nuk e kemi me nxitim. Duhet të mendojmë me qetësi dhe më pas të vendosim.

Cili është reparti që skuadra ka nevojë të përmirësohet?

Nuk kemi nevojë të përmirësohemi në reparte të veçanta. Nëse do të kemi mundësinë për të ndryshuar diçka do ta provojmë, por nuk është  e sigurt. Merkato e janarit ndryshon nga ajo e verës. Janë dy momente të ndryshme. Duhet të ulem dhe të vlerësoj çdo gjë me qetësi, pasi nuk kemi asgjë për të nxituar.

 A e ka Partizani potencialin e duhur për tu shpallur kampion?

Pa diskutim që potencialin e ka. Por të kesh potencial dhe të fitosh janë dy gjëra të ndryshme. Nëse nuk do të kishim potencial, nuk do të ishim të parët. Asnjë nga ne nuk ka thënë se nuk kemi mundësi për tu shpallur kampion, apo të fshehim objektivin. Por për të fituar duhet të rregullojmë shumë gjëra, sepse jemi ende në formim e sipër.

Për tu shpallur kampion skuadra ka nevojë për një portier të mirë. Kemi parë Rexhepin të luajë këtë sezon në 14 ndeshje, ndërkohë që në derbi luajti Alban Hoxha. Mendon se ky i fundit me eksperiencën që ka mund të ndihmojë ndoshta pak më shumë skuadrën?

Atëherë, portieri ynë I parë është Rexhepi. Ai u vra në ndeshjen e fundit dhe luajti Alban Hoxha, I cili bëri një paraqitje shumë të mirë. Madje u tregua I guximshëm që ishte gati të luante, sepse e mësoi vetëm një ditë para dhe kjo nuk është e lehtë. Të gjithë lojtarët janë të rëndësishëm për skuadrën, por më rezulton që edhe me Rexhepin në portë kemi qenë në krye të tabelës së klasifikimit.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img