Sunday, September 8, 2024

Partizani me fat, merr 3 pikët e para në minutat shtesë. Laçit me Bejzaden debutues në pankinë i ikën barazimi nga “duart”

Lexo

Partizani-Laçi 1-0(Gueie 90+3’)

Karton te verdhe:Koçijan 80,Gueie 85,Bintsuka 88/Ujka 25

Partizani:Qirko,Zekolli(Bilali 46),Preka(Koçijan 68),Bytyçi,Atanaskoski,Rrapaj,Gueie,Taipi,Cara(Murataj 46),Grezda(Hadroj 46),Bintsuka Trajner:Zoran Zekiç

Laçi:Dajsinani,Qato,Silva,Kurti,Dajko,Kryeziu(Bibo 68),Manellari,Ujka,Barjamaj,Tresa,Sobovale Trajner:Skerdi Bejzade

Arbitra:Eldorjan Hamiti(Lezhe),Nertil Bregasi,Rejdi Zajimi(Tirane),Dorjan Maletaj(Tropoje) Var:Albert Doda(Tirane) Avar:Dojando Myftari(Tirane) Delegat:Marjus Sulejmani(Tirane) Vezhgues:Mentor Sopjani(Elbasan)

Partizani, ne formacionin e te cilie figuronte titullar qe nga minuta e pare 20 vjeçari shkodran, Marcelino Preka, e nis me kembe te mbare sezonin, ndersa fiton 1-0 ndaj Laçit ne “Arena e Demave”, takim ky i vlefshem per raundin e dyte te Kategorise Superiore.

Ndonese me veshtiresi, tre pikeshi i sotemshenon nisjen e misionit te te kuqve per mbrojtjen e titullit me nje fitore ndaj Laçit ne shtepi. Te besuarit e teknikut Zekic iu falen golit te Gueie ne minutat shtese per te mar 3 pike qe ne start.

Pjesa e pare u mbyll ne barazim pa gola, ndersa u desh minuta e 90+3’, kur Gueie zhbllokoi sfiden dhe i dhuroi avantazhin dhe triumfin vendasve.

Partizani e nis keshtu me fitore sezonin, me kryeqytetasit qe ndeshjen e javes se pare,ndaj Teutes nuk e kan zhvilluar akoma, pasi ishin te angazhuar ne Conference League.

Ndersa Laçi nga ana tjeter, me teknikun e ri ne pankine Skerdi Bejzade, edhe pse kishte perballe skuadren kampione, luan si i barabarte me te, madje ishte shume prane mundesise se marrjes se pikes ne sfide te veshtire, merr pergezimet te shumta per lojen dinjitoze, por minutat shtese e denojne duke pesuar golin e nokautit.

Pas javes se dyte, Partizani renditet ne vend te peste me tre pike,por me nje ndeshje me pak se kater skuadrat qe qendrojne me larte ne renditje, teksa Laçi pozicionohet ne vend te tete me nje pike.

Fatos Lamaj

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img