Partizani ka triumfuar në transfertë përballë Teutës, në sfidën e vlefshme për javën e 21 të Superiores. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.
Pjesa e parë përfundoi me rrjeta të paprekura. Të besuarit e Aleksandar Veselinoviç kanë gjetur golat e triumfit në pjesën e dytë. Dmitri Padstrelau, i ardhur në Shqipëri për të zëvendësuar një lojtar si Mba, ka nisur mjaft mirë aventurën e tij të re me Partizanin. Sulmuesi nga Bjellorusia ka shënuar golin e dytë të takimit në të 77’, ndërsa autori i golit të parë ishte qendërmbrojtësi Janjeva (47’).
Me këtë fitore, Partizani rimerr kreun e Superiores, duke shkuar në kuotën e 37 pikëve. Në krahun tjetër, me 23 pikë, Teuta mbetet në vendin e 7-të në renditje.