Saturday, November 23, 2024

Partizani mund Dinamon në derbi, të kuqtë kryesojnë Superioren – NGA FATMIR POPJA

Lexo

DINAMO-PARTIZANI 1-2(Shwnues: 54′ Zabërgja / 48′ Cara, 62′ Rrapaj)

Në ndeshjen derbi  të zhvilluar mbrëmjen e kësaj të shtune në stadiumin “Elbasan Arena” fitorja i takon Partizanit, me “Demat” që mposhtën 1-2 Dinamon.Derbi  i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores dhuroi  spektakël dhe gola .Të kuqtë e trajnerit serb Aleksandër Veselinoviç u hodhën menjëherë në sulm, teksa në minutën e 11-të goditën shtyllën.

Gjuajtja e Mba gjeti devijimin e Ditës, i cili shpëtoi skuadrën dinamovite nga pësimi. Pas gjysmë ore lojë, ekipi i Veselinovic përpiqet që të kapë në befasi skuadrën e Dajës, por mbrojtja është shumë e vëmendshme, duke larguar topin në goditje këndi.Derbi u zhbllokua në minutën e 48-të. E majta e Tedi Carës gjeti të papërgatitur portierin kundërshtar.

Në minutën e 55-të, Zabërgja përfitoi nga një top i kthyer, për të barazuar shifrat në 1-1. Një finalizim me sukses, që riktheu shpresën te Dinamo.Gjithsesi, Partizani kaloi në epërsi në të 60-tën, me Rrapaj që “tundi rrjetën” me një goditje tokazi. Me këtë rezultat, Partizani kryeson me 24 pikë kampionatin, 2 pikë më shumë se Vllaznia ndjekëse. Dinamo, në krahun tjetër është në vendin e katërt dhe ka grumbulluar deri më tani 20 pikë.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img