Ballina Futboll Partizani mund Flamurtarin në transfertë. Të kuqtë kapin Dinamon e vendit të...

Partizani mund Flamurtarin në transfertë. Të kuqtë kapin Dinamon e vendit të katërt, vlonjatët mbeten në fund. Superiore-Java e 25-të

Partizani fitoi 2-1 me përmbysje në transfertë ndaj Flamurtarit, në javën e 25-të të Superiores.

Vendasit kaluan në avantazh që në minutën e 8-të me një goditje të saktë nga distanca të Maksutit.

Partizani reagoi dhe barazoi në fundin e pjesës së parë me penallti, e fituar pas rishikimit me VAR dhe e realizuar nga Sidibe.

I njëjti lojtar shënoi sërish në fillimin e pjesës së dytë, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen vendase.

Flamurtari pati mundësinë për të barazuar në minutën e 74-t, por Marku humbi penalltinë, teksa gjuajtja e tij u ndal nga Qirko. Në minutat e mbetura pati raste në të dyja portat, por rezultati nuk ndryshoi.

Me këtë sukses, Partizani ngjitet në kuotën e 36 pikëve në vendin e pestë, duke barazuar Dinamon e vendit të katërt, ndërsa Flamurtari mbetet i fundit me 20 pikë.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu