Partizani-Egnatia 1-1(Shënues: Mba 32′ –Bakajoko 90′)
Është mbyllur në barazim 1-1 sfida e luajtur në “Arena e Demave” mes Partizanit dhe Egnatias, takim i vlefshëm për javën e 16-të të “Abissnet Superiore”. Një sfidë emocionuese, me dy gola mjaft të bukur, por dhe me dy kartona të kuq, për trajnerin e Partizanit, Veselinoviç dhe sulmuesin e Egnatias, Bakayoko.
Me golin e avantazhit shënuar në minutën e 32-të me autor Mba, u krijua përshtypja se të kuqtë do të arrinin ta menaxhonin avantazhin, që në nja farë mënyre ia arriti deri në fundin e takimit, pikërisht atëherë kur rrogozhinasit shënojnë në të 90-tën minutë me Bakajoko, duke vendosur barazpeshëm e kësaj ndeshje
Barazim ky, që e ngjit Partizanin në kuotën e 29 pikëve dhe mban vendin e pare, ndërkohë që Egnatia mban vendin e dytë në kuotën e 27 pikëve, aq sa ka edhe Dinamo, si dha Vllaznia e katërta me 25 pikë.