Monday, September 16, 2024

Partizani sfidon Teutën në transfertë. E mund keqas në “Niko Dovana”, 1-4

Lexo

Teuta-Partizani 1-4

(Shënues: 16′ Gruda / 2′, 34′ Hoti, 22′ Da Silva, 75′ Skuka)

Teuta: Dema, Idrizaj, Kuros, Jazxhi, Marku, Karabeci, E. Vila, L. Vila, Gruda, Çyrbja, Hebaj. Trajner: Bledi Shkëmbi

Partizani: Rexhepi, Bitri, Buxhelaj, Hadroj, Sota, Rrapaj, Murataj, Hoti, Matondo, Da Silva, Skuka. Trajner: Xhiovani Kolela

Në Durrës ishin karikuar për të mundur Partizanin, por të kuqtë kanë sfiduar keqas bregdetarët në transferte duke i mundur me rezultatin e thellë 1-4, ndeshje kjo e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit.

Kryeqytetasit mbyllin fazën e parë të kampionatit me tri pikë shumë të rëndësishme, përballë një kundërshtari që ndonëse fitoi javën e kaluar ndaj Egnatias, në këtë 90 minutësh tregoi pak gjëra. Që do të ishte një sfidë spektakolare dhe me ritëm kjo u pa në 22 minutat e para të takimit ku u shënuan tre gola. Fillimisht do të ishte Partizani që do të kalonte në avantazh me anë të Hotit. Në minutën e 2-të, sulmuesi lëvizi mirë dhe me të djathtën gjeti cepin e portës, aty ku portieri Dema nuk ia doli dot.

Teuta nuk u pajtua me këtë rezultat dhe ngacmoi në disa momente kundërshtarin, por barazimi do të vinte në minutën e 16’, kur Idrizaj nga krahu i majtë harkon në zonë dhe Gruda e pati të lehtë të barazonte, ndikuar edhe nga mbrojtja që e kishte lënë të pambuluar. Emocionet nuk do të përfundonin këtu sepse pas gjashtë minutash, Partizani  do të gjente sërish avantazhin. Da Silva lëviz mirë dhe i shmanget mbulimit të mbrojtjes dhe tentative e brazilianit shkon në rrjetë.

Akoma më keq shkon për Teutën, ku përsëri Hoti bën çfarë të dojë me mbrojtjen e Teutës dhe në minutën e 34-ët do të shënonte golin e tretë. Një goditje morali për lojtarët e Teutës që në pjesën e dytë kërkuan të rikthehen rivalizues, por u mjaftuan vetëm me një rast, atë të Emiljano Vilës në minutën e 66’. Partizani ende nuk e kishte thënë fjalën e fundit sepse Skuka do të shënonte golin e katërt duke vulosur një fitore të rëndësishme dhe mëse të merituar.

Me këtë fitore Partizani blindon vendin e parë në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Teuta rikthehet edhe një herë në pikën zero, pasi renditet përkohësisht në vendin e parafundit në kuotën e 7 pikëve.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img