Më në fund ka ardhur edhe dita e shumëpritur. Ditën e sotme do të luhet përballja mes Partizanit dhe Teutës, takim që do të startojë në orën 17:00 në “Niko Dovana”.
Një duel mjaft interesant dhe që është i vlefshëm për javën e parë të “Abisnet Superiore”, pasi kjo përballje u shty për shkak të inpenjimit të kryeqytetasve në Konference Lige. Në “Niko Dovana” të dyja ekipet do të synojnë rikthimin te fitorja.
Një përballje mjaft interesante ku të dyja ekipet do të kërkojnë ritkhimin te fitorja, teksa do të luftojnë “kokë më kokë” për 3 pikët. Arbër Abilaliaj kërkon fitoren për të ngushtuar diferencën me Egnatian kryesuese, ndërsa Edi Martini për të “shkelmuar” krizën në të cilën ndodhen.
Aktualisht Partizani mban vendin e dytë me 29 pikë, katër pikë më pak sesa rrogozhinasit kryesues, ndërsa Teuta mbyll klasifikimin me vetëm 13 pikë.
Të dy timonierët kanë bërë gati formacionin me të cilin do të luajnë. Martini ka dilema për ndonjë pozicion në fushën e lojës, ndërsa Abilaliaj duket se ka gjetur 11-shen,teksa ka vetëm një balotazh mes Mba dhe Binsuka për një fanellë titullari.
Formacionet e mundshme:
Partizani:Qirko,Hadroj,Sembene,Janjeva,Atanaskoski,Rrapaj,Mehmeti,Murataj,Cara,Bintsuka(Mba),Taipi Trajner: Arbër Abilaliaj
Teuta:Dema,Kruja,Jazxhi,Qaqi,Kotobelli,Daja,Beqja,Arifi,Peposhi,Gjinollari(Boçi),Daci(Gjata) Trajner: Edi Martini
Fatos LAMAJ