Partizani-Teuta 2-1(Toma 32,Kontreras 90+3/Jazxhi 80)
Partizani:Qirko,Kola,Janjeva,Sembene,Atanaskoski,Kote(Mehmeti 70),Ismaili(Qaka 82),Human,Bintsuka(Skuka 82),Toma(Kontreras 70),Isgandarli(Sulo 78) Trajner:Oltion Kërnaja
Teuta:Selmani,Toli,Zhongo,Jazxhi,Përgjoni,Fadairo(Fofana 46),Maçolli,Uotlai(Beshiraj 70),Ismajli,Eva(Daci 61),Jurgens Trajner:Enkelejd Dobi
Gjyqtarë:Erjon Bastari,Gerald Cenolli(Tiranë),Edlir Malo,Laver Alla(Lushnje) Var:Eldorjan Hamiti(Lezhë) Avar:Adrian Beqiraj(Tiranë) Delegat:Eraldi Shera(Shijak) Vëzhgues:Kridens Meta(Tiranë)
Të kuqtë e kryeqytetit fituan 2-1 ndaj Teutës në duelin e javës së 20-të të zhvilluar në stadiumin “Arena e Demave”.
Vendasit e teknikut Kërnaja e mbyllën pjesën e parë në avantazh pas golit të shënuar nga Toma në minutën e 32-të.
Pjesa e dytë nisi me Teutën më kërkuese me durrsakët që gjetën barazimin në minutën e 80-të,falë golit të shënuar nga mbrojtësi Jazxhi.
Te Partizani nuk u dorëzuan dhe gjetën golin e fitores në minutën e 93-të.
Pas një sulmi të shpejtë nga e majta Skuka asistoi në zonë për Kontreras,i cili shënoi golin e dytë dhe të fitores për Partizanin.
Pas kësaj fitore Partizani ngjitet në vendin e pestë ku është me pikë të barabarta më Teutën,që ka zbritur në vendin e gjashtë.
Fatos LAMAJ



