Sunday, August 17, 2025

Partizani, vazhdon promovimin e futbollistëve shkodranë. Pas Marçelino Prekes, firmos për 4 vite me talentin e sulmit, Nebi Qokthi

Lexo

Nebi Qokthi, nuk është i pari dhe as i fundit futbollist shkodran që promovohet nga FK Partizani. Jo shumë i besoi mbrojtësit të ri të talentuar Marçelino Preka, të cilit falë edhe vlerave që ai shfaqi në fushën e lojës i besoi shiritin e kapitenit.

Tashmë është radha për një talent tjetër shkodran, Nebi Qokthi, i cili hapat e parë i ka me Akademinë e Futbollit Vllaznia, për të kaluar më pas me Shkëndinë, në shkollën e mjeshtrisë sportive Tiranë, prej nga u spikat nga Partizani që e mori në Akademinë e tij duke e graduar kapiten të U19-tës.

Tashmë është moment për një hap tjetër shumë të rëndësishëm në karrieren sportive të Nebi Qokthit. Skuadra e Partizanit ka bërë me dije se ka arritur marrëveshjen me futbollistin. Sulmuesi i talentuar, ka firmosur zyrtarisht një kontratë profesioniste me ekipin e parë të Partizanit.

“Qokthi ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me klubin, me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon. Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në politikën e klubit për promovimin e talenteve”, bën me dije klubi pas firmës së talentit.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img