Ilir Daja(Trajner i Partizanit)
“Kishim rast për të shënuar gol më para se Vllaznia. Kemi qenë mbi Vllazninë për raste në portë, mbajtjen e topit dhe në çdo gjë tjetër. nëse do të rregullojmë disa gjëra të tjeranë mënovër besoj se do jemi akoma më mirë. E dorëzojmë topin shumë shpejtë dhe na kushton energji dhe ndërtimin e topit nga poshtë. Mund ta dorëzosh topin kur ke presion, por jo kur nuk ke kundërshtar afër, kjo nuk më pëlqen. Ajo që më pëlqen është që lojtarët kanë mentalitet fituesit dhe nuk dorëzohen edhe pse rezultatet mungojnë.
Sa i përket Kaçes mund të them se ka akoma më shumë për të dhënë pasi ka potencial. Me përmirësimin e gjendjes fizike mendoj se do e ndihmojë akoma më shumë ekipin. Sot ishre prezent në të gjithë fushën dhe së bashku me Malën ishin vendosur për të nxjerr skuadrën përpara”.
Derbi është ende larg, kemi derbi të ri ndaj Dinamos. Ekipi ka kondicion fizik të mirë dhe nga ndeshja në ndeshje po përmirësohemi. Kemi lojtarë të rinj dhe sot do të evindetoja Rrapjan që shënoi gol. Partizani ka një grup që mund të mendojë për të ardhmen e mendoj se së bashku me lojtarët me eskperiencë do të përmirësohen akoma më shumë. Jam I kënaqur me repartin e sulmit, me Junior na ndihmon në sulm, por edhe me Carën që bëri sot shumë mirë. Pres më shumë nga Cardozo, por minutat që kishte Filipovic I kishte për arsye shëndetësore dhe ishte në dyshim për të luajtur”.
Skema është ndryshuar që në minutën e 13-të. Kur luan me dy ekrane, njëri prej tyre duhet të shkojë te penalltia. Këtë gjë nuk e bëjmë dot tani pasi Mala dhe Kaçe nuk kanë gjendjen e tyre fizike. Nëse do të kenë gjendje të mirë do arrijnë ta bëjnë këtë gjë në mënyrën më të mirë”.
Duke qenë se nuk kemi akoma një mbrojtje të konsiliduar sepse po të shikosh situata që na krijohen nga ekipet kundërshtare janë të pakëta dhe pësojmë gol. Stenio Junior do të sakrifikojë dhe do të na duhet deri në momentin që mbrojtja të jetë e konsiliduar. Nëse nuk do të kishim pësuar ato gola që kemi pësuar do të kishim më shumë pikë”, tha ndër të tjera gjatë prononcimit të pas ndeshjes, trajneri i Partizanit, Ilir Daja.
Thomas Brdariç(Trajner i Vllaznisë):
“Kur konsideron që pëson gol në minutën e 88 të dhëmb, duhet të jemi më të zgjuar në disa fraksione të lojës, është e papranueshme që lamë hapësira dhe nuk luajtëm në mënyrë të zgjuar.
Në lidhje me zëvendësimet duhet thënë se kur futen lojtarët e freskët duhet të bëjnë një paraqitje më të mirë se ajo që pamë. Ne duhet të bënim më shumë presing dhe të mos mbylleshim mbrapa siç bëmë.
E dimë që Partizani është skuadër e mirë, dhe të luash kundër tyre duhej të jepnim maksimumin tone. Ne luajtëm sot kundër Partizanit një skuadër që nuk të lë të kesh shumë mundësi. Ndoshta duhet të ishim më të saktë në kundërsulmet tona, në mënyrën se si i nisnim, dhe ndoshta nuk pamë atë që shohim atë që shohim gjithmonë.
Ne jemi skuadër, bëjmë gabime. Jo gjithmonë, por duhet të punojmë për këtë. Jemi grup shumë i mirë, siç fitojmë bashkë edhe humbasim bashkë, jemi ekip që bëjmë shumë gabime, por arrijmë të përmirësohemi.
Në përgjithësi mendoj se ishte ndeshje e barabartë, jam i qetë dhe nëse më duhet të mendoj. Kishte dhe gjëra që nuk shkuan siç duhet, por gjërat kështu shkuan dhe duhet t’i pranojmë”, u shprehe trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç pas ndeshjes.