Monday, January 19, 2026

Partizani-Vllaznia, vetëm barazim pjesa e parë. Kuqeblutë dominojnë lojën, por nuk arrijnë të gjejnë rrugën e rrjetës

Lexo

- Reklamë -spot_img

Në barazim, 0 me 0 është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes, Partizani-Vllaznia, takim që po huhet pasditen e sotme në stadiumin “Partizani” që nga ora 14:00. Një pjesë e parë që nisi më mirë për Partizanin, i cili vuri në vështirësi portjerin Bojan Zogoviç të Vllaznië, ku vetëm ndërhyrje spaktakolare e këtij të fundit shpëtoi Vllazninë nga pësimi i golit në portën e saj.

Më pas, skuadra kuqeblu e drejtuar nga Mirel Josa erdhi duke e përmirësuar ndjeshëm lojën e saj, madje duke arritur ta dominojë tërësisht ndeshjen. Në një moment, një gjuatje drejt portës së Partizanit preket me dorë nga mbrojtësit kuqeblu, dhe gjyqtari kryesor Kreshnik Bajramaj nuk nguron të akordojë direkt penallti në favor të Vllaznisë. Por, në të njëjtën kohë ka edhe një flamur lart të ngritur nga arbitri anësor që ka dalluar një pozicion jashtë loje duke bërë që të shfuqizohet vendimi për penallti.

Vllaznia vazhdon të luajnë më mirë se Partizani edhe në minutat në vazhdim duke vijuar të regjistrojë raste të shumta për gol, njëri pas tjetrit, por edhe për meritë të portjerit Rexhepi si dhe nxitim të futbollistëve kuqeblu, si Hoxha, Kaina, Mala, etj, rrjeta e Partizanit nuk preket.

Mbetet për tu parë pjesa e dytë e ndeshjes, nëse Vllaznia do të vijojë të jetë dominuese e takimit, apo do të kemi një reagim të Partizanit, që në fakt, shenjat për një gjë të tillë i dha në dhjetë minutat e fundit të pjesës së parë.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Tirana ndalet sërish, Adeloje shpëton Vorën në minutat e fundit

Vora-Tirana 1-1(Adeloje 81/Ndong 51) Vora:Harizaj,Zuna,Repaj,Shehi,Vrapi,Tabaku(Daka 65),Dalipi(Adeloje 74),Barjamaj,Bardhi(Kasalla 65),Ruzgis(Felipe 65),Geci(Prenga 74) Trajner:Eldiano Topi Tirana:Tafas,Vera,Lleshi,Kortes,Ndong,Myslovic,Silva,Alvarez,Tabeku,Ernest,Xhixha(Haxhiu 69) Trajner:Ardian Nuhiu Gjyqtarë:Dorjan Maletaj(Tropojë),Xhuljan Rroshi(Divjakë),Jetmir Podgorica(Shkodër),Klodian Prenga(Laç) Var:Indrit...
- Advertisement -spot_img