Partizani nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 në “Elbasan Arena” ndaj maltezëve të Marsaxlokk, në ndeshjen e parë të turit të parë të Conference League.
Të kuqtë “ndezën” festën shumë shpejt, që në minutën e dytë, me anë të Valentino Murataj. Gjithsesi, ekipi i Shehit nuk rezistoi gjatë, pasi goli i barazimit ishte çështje kohe. Yuri barazoi shifrat në 1-1 në minutën e 15-të, rezultat ky që do mbetej i njëjtë deri në vërshëllimen përfundimtare të arbitrit.
Akti i kthimit do të mbahet me 18 korrik, në orën 19.00, sfidë kjo që mbahet në Centenary Stadiu (Ta’ Qali).