Monday, November 25, 2024

Pas 4 vitesh, Arsid Kruja largohet nga Vllaznia: “Nuk ishte dëshira ime të ikja, Vllaznia uroj të fitojë titullin”

Lexo

Lojtarët po i japin lamtumirën Vllaznisë një nga një në të gjitha repartet dhe këtë herë largimi vjen nga mesfusha. Pas eksperiencës 4 vjeçare, Arsid Kruja nuk do të jetë më pjesë e ekipit.

Kruja nëpërmjet rrjetit të tij person, tregon se nuk ishte dëshira e tij që të largohej nga skuadra e qytetit të lindjes, por njëkohësisht i uron suksese ekipit kuqeblu, në synimin për të arritur titullin kampion.

Njoftimi:

“Sot erdhi dita te shkeputem nga skuadra e qytetit tim, pavaresisht se nuk ishte deshira dhe zgjedhja ime te largohem nga ekipi zemres por nga sot nuk do jem me pjese e Vllaznise. Ndjej keqardhje pasi kam kontribuar dhe sakrifikuar shume duke luajtur ne pozicione te ndryshme vetem me qellimin qe te ndihmoj ekipin dhe te arrijme objektivat. Gjithsesi, Vllaznia ka qene, eshte dhe do mbetet ne zemren time pergjithmone. Uroj qe sa me shpejt te arrije objektivin kryesor qe e kerkon çdo sportdashes shkodrane shpalljen kampion”, ka shkruar Kruja

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img