Sunday, November 24, 2024

(Pas ndeshjes) Brdariç: Jam i kënaqur me skuadrën, me pak fat mund të fitonim, rezerva për arbitrimin!

Lexo

Në prononcimin e dhënë pas ndeshjes, Skënderbeu-Vllaznia, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Skënderbeu” për  llogari të javës së katërt të kategorisë Superiore, trajneri kuqeblu Tomas Brdariç përcolli vlerësime për skuadrën e tij. ‘’Mendoj se duhet ta shikojmë ndeshjet në total, në përgjithësi jam i kënaqur me sjelljen e skuadrës, nuk patëm fat në disa raste. Përpara ndeshjes synimi ishte të hynim për fitore, Mendoj se vendimi i arbitrit sot ishte pak i tepruar. Jam i kënaqur me lojën e ekipit dhe paraqitjen.”, u shpreh Brdariç.

Më pas, Brdariç, vijoi:”Në përgjithësi mendoj se ndeshja duhet të mbarojë me 11 lojtarët se ashtu duhet dhe do të kishim shumë mundësi ta fitonim këtë ndeshje. Skënderbeu ka disa lojtarë me cilësi dhe patën rastet e veta, por portieri jonë Zogoviç bëri 2-3 pritje vendimtare të cilat ishin shumë të rëndësishme për ne. Dua të komplimentoj ekipin të që luajti me shumë zemër sot, për më shumë se 45 minuta gjatë gjithë lojës.”

Sa i përket kartonit të kuq që mori Adilin, Brdariç, krahas të tjerave, ai ka edhe një mesazh për futbollistin e tij. “Në përgjithësi duhet të jemi të kujdesshëm në gjerat që bëjmë, Adili është pak impulsiv dhe duhet të ketë kontroll më të madh të vetes së vet. Të vjen keq sepse nuk luajtëm me 1 lojtarë për 90minuta, dhe nuk morëm dot fitoren por duhet të jemi të kënaqur me frymën që dha skuadra pasi jemi në rrugën e duhur’’, përfundoi në prononcimin e dhënë për Supersport, njëshi i pankinës kuqeblu, Thomas Brdariç.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img