Wednesday, August 20, 2025

(Pas ndeshjes) Donte të debutonte me gol, por Balaj shprehet i lumtur për fitoren dhe rikthimin tek skuadra që e rriti si futbollist

Lexo

Krahas të tjerave, sfida Vllaznia-Laçi, takim i luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” dhe i fituar 4-1 nga kuqeblutë, pritej me shumë interes nga opin ioni sportive, edhe për faktin e mundësisë së debutimit të Bekim Balajt me uniformën e Vllaznisë.

Ka qënë minuta e 58-të, atëherë kur rezultatin ishte 2 me 0 për Vllazninë, kur trajneri Mirel Josa, vendos të aktivizojë blerjen më të re të merkatos dimërore, Bekim Balajn. Moment ky që shoqërohet me duatrokitje dhe brohoritje të shumta nga tifozëria shkodrane e pranishme në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi”.

Siç u pa edhe në fushën e lojës, përpjekjet e bjondit kuqeblu, ishin të shumta në fushën e lojës, madje duke u shfaqur edhe në dy-tre momente rrezikshëm tek porta mike e Laçit, por realisht, tek goli nuk arrinte të mbërrinte në këtë debutim. Një objektiv personal që vetë Balaj e kishte në vetvete debutimin me gol, por që gjithësesi, shprehet i kënaqur për fitoren e skuadrës si dhe rikthimin në Shkodër tek skuadra që u lind dhe u rrit si futbollist.

“Emocionet e kthimit në Shkodër janë shumë të mëdha, jam i lumtur që kthehem dhe fitojmë përballë Laçit edhe pse do të doja të debutoja me gol. Ekipi po kalon një moment të mirë dhe është e rëndësishme që të mbajmë këtë ritëm në kampionat dhe në Kupë. Unë jam rritur këtu dhe e di çdo të thotë të luash në “Loro Boriçi”. Shpresoj që çdo lajm të dëgjohemi për fitoren e Vllaznisë. U ktheva shumë vite pas, mbështetja e tifozëve dihet. Nga ndeshja në ndeshje ndjej që do të mbushet plot dhe shpresojmë të vazhdojmë me këtë ecuri”,  tha ndër të tjera në prononcimin e tij të pas ndeshjes, Bekim  Balaj.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img