Vlonjati i Vllaznisë, Ardit Hoxhaj vazhdon të shënojë në portat kundërshtare. Dy golat e sotmën në sfidën shumë të rëndësishme të javës së 17-të të Superiores ndaj Laçit, janë rezultat i formës shumë të mirë që ai po kalon në gjirin e skuadrës shkodrane. Në prononcimin e dhënë menjëherë pas ndeshjes, e cila përfundoi me rezultatin e thellë 4-1 në favor të Vllaznisë, Hoxhaj shprehet i kënaqur për kontributin e deritanishëm në radhët e kuqebluve, ndërsa premton se do të jetë i tillë edhe në periudhën në vazhdim.
“Jam i lumtur që arrita të shënoj dy gola, mendoj se tani ekipi është në formë të mirë fizike, kemi rikuperuar lojtarët e dëmtuar, të gjithë po luajnë rolet respektive dhe shpresoj të vijojmë kështu. Balaj është një lojtar cilësor dhe do ta rrisë shumë nivelin në ekip, jam shumë i lumtur që ka ardhur tek ne dhe shpresoj të na ndihmojë të arrijmë objektivat. Në momentin që morëm goditjen e këndit i thash Markut që do të shënoj gol. Jam shumë i lumtur për formën që po kalojmë si ekip dhe me Balajn do konkurojmë deri në fund për të dyja kompeticionet. Nuk i kemi aspak frikë kundërshtarët. Shpresoj të shënoj sa më shumë gola deri në fund, nuk dua të bëj krahasime me Zhiru dhe Leao pasi ata janë një nivel shumë i lartë i futbollit. Unë vetëm shpresoj të bëj më të mirën këtu tek Vllaznia“, tha ndër të tjera, dopita e sotme e Vllaznisë, Ardit Hoxhaj.