Thursday, September 19, 2024

(Pas ndeshjes) Josa: Rezultati i drejtë, nuk mund të them se meritonim më shumë. Vllaznia lufton në të dy frontet, Kupë dhe kampionat

Lexo

Për teknikun e Vllanzisë, barazimi 1-1 i regjistruar sot në përballjen Laçi-Vllaznia, ishte rezultat i drejtë, sepse sipas Josës, skuadra e tij nuk meritonte më shumë. Përgjithësisht, ai tekniku kryeqytetas që drejton për herë të tretë kuqeblutë, shprehet i kënaqur me lojën që zhvilluan sot futbollsitët e tij. Me kualifikimin në Kupë dhe duke shfaqur një lojë në rritje edhe në kampionat, Josa thekson se Vllanzia e tij lufton në dy fronte, Kupë dhe kampionat.

“Nuk mund të thuash se meritonim më shumë. Në pjesën e parë ishte lojë e ekuilibruar. Të dy ekipet donin të kapnin në befasi njëra-tjetrën. Pësuam golin me një pozicion standart. Mund ta kishim evituar. E rëndësishme është se skuadra luajti futboll. E kërkuam golin deri në fund. Në pesë minutat e fundit, pata pak frikë se edhe mund ta pësonim.

Sa i përket ndeshjes, në përgjithësi jam i kënaqur për lojën që bëmë, shkoj nga kahu pozitiv. Kemi ndërtuar një skuadër që të gjithë të luajnë futboll. Ja ku e kanë fushën, le të luajnë. Sot i kemi futur gjithë lojtarët në pozicionet e tyre, veç Krujës në qendër të mesit të fushës.

Duhet theksuar se në ndeshjen me Laçin, shumica e lojtarëve kanë luajtur të mërkurën ndaj Flamurtarit për Kupë 120 minuta. Jam i kënaqur me ata sepse sot luajtën 90 minuta. Nuk duhet të përmend mungesat. Skuadra reagoi shumë mirë pas humbjes që bëmë në ndeshjen e shkuar. Vllaznia po lufton në të dyja kompeticionet.”, tha ndër të tjera trajneri Mirel Josa, pas ndeshjes, La135i-Vllaznia e mbyllur në barazim 1-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img