Monday, November 25, 2024

(Pas ndeshjes) Teuta-Bylis 1-1. Opinionet e trajnerëve kundërshtarë, Arapi dhe Bellaj

Lexo

Renato Arapi(Trajner i Teutës):

“Sot u munduam që t’i jepnim dorë edhe disa djemve të rinj për shkak se kishim edhe dëmtime e mungesa. Nisëm një pjesë të parë të mirë, por kur lëshuam zotërimin e topit, na krijuan probleme dhe pësuam edhe golin. Në pjesën e dytë dominuam në çdo aspekt, jam i kënaqur edhe me ata që luajtën zëvendësues se dhanë 100%.

Normalisht që ka vend për të bërë më mirë, por ishim edhe të detyruar për shkak se Jazxhi ishte i dëmtuar dhe Idrizaj nuk ishte në 100% të tij. Deri diku jam i kënaqur, por jo vetëm në ndeshje, por edhe stërvitje, duhet të hyjmë për t’u përmirësuar, se futbolli është sport gabimesh se ka gjithmonë episode që nuk i ke parashikuar e gjithmonë duhet të mendosh për t’u përmirësuar”.

Arjan Bellaj(Trajner i Bylisit):

“Unë jam shumë i kënaqur nga çunat për shpirtin që japin në fushë, zemrën. I përgëzoj gjithmonë, edhe në rezultate negative, por ndeshja e sotme besoj se mbaroi me disa gjëra. Pjesën e parë nuk e nisëm mirë, një 10 minutësh i dhamë shumë fushë, por pastaj korrigjuam, morëm kontrollin, morëm penallti të saktë që anuloi gjyqtari, shënuam, kishim raste të tjera. Nuk më pëlqeu fare te faullet e gjykimi, unë nuk merrem me arbitrat. por kur e ke bilbilin nuk është e thënë ti biesh gjithmonë. Edhe të faulli i golit, ishin shumë situata të dyshimta, kishim edhe ne situata të tilla. Nuk është në të mirë të futbollit, duhet të rregullohet nga të gjithë, të rregullohet nga të gjithë. Është gjynah që në pjesën e dytë, nga ato bilbila dhe faulle, lojtarët humbasin përqendrimin, se me faull pas faulli pësohet gol.

Ne punojmë për të treguar çdo ndeshje atë që kemi si plan, si të fillojmë lojën dhe luajmë si të përballojmë ekipet. I kemi parë të gjithë ndeshjet dhe të krahasojmë futbollin, i përshtatemi lojës që ka kundërshtari. Pamë ndeshjen e Teutës me Laçin dhe punuam në pikat që duhej të ishim superiorë ndaj tyre. Ne ia arritëm që të luanim si ekip, morëm një pikë dhe unë i them çunave që në ndeshjet që nuk arrijmë të fitojmë, të mos i humbasim. Është mirë për çunat dhe çdo meritë u takon atyre.

Këto ndeshje janë për tu analizuar dhe të rrimë duke parë të mirat dhe gabimet, se kur ke në dorë pjesën e parë duhet të shënosh të dytin. Arritëm te porta me golin, krosimet, por duhet të përmirësohemi se mosha mesatare është 22 vjeç. E mira është që janë moshë e re dhe luajnë futboll si të kenë eksperiencën e 30 viteve.

Episodet e goditjeve standarde në lojë të japin gjithmonë fitoren, të rrallë golat nga distanca, punuam gjatë javës me goditjet standarde. Punuam shumë por pastaj humbëm markimet në shtyllën e dytë, por si ekip i ri që jemi, i përgëzoj se deri diku bëmë diçka, bëmë atë që kërkojmë dhe jemi të kënaqur. Kemi ende shumë punë, të dy këto ndeshje i kemi bërë pothuajse mirë, por duhet të punojmë në goditje standarde dhe në anën mbrojtëse”.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img