Monday, September 16, 2024

(Pas ndeshjes) Trajnerët Arjan Bellaj dhe Xhovani Kolela, analizojnë ndeshjen, Bylis-Partizani

Lexo

Arjan Bellaj(Trajner i Bylisit):

“Në radhë të parë duhet të përgëzoj çunat se e kanë parë Partizanin në sy dhe nuk u duk diferenca e madhe. Ne kishim shansin të luanim me Partizanin dhe dua t’i përgëzoj se i panë në sy dhe e panë se ky është futbolli, kur luan futboll nuk ka dallim të madh. E shohim nga rezultatet, edhe nga Kastrioti në Kukës e Egnatia në Laç. Se futbolli në Superiore diferenca nuk është e madhe, diferencat janë aty-aty, thjesht rezultati ndryshon. Nga loja që bëmë, jam i kënaqur, në pjesën e dytë ishim të futur me mirë në lojë, në pjesën e dytë nuk kishim shanse për të shënuar. Për mua të gjithë lojtarët janë njëlloj, ky është futbolli dhe në momentin që klubi ka një politikë dhe investon te futbollistë që kanë të ardhme, ishte e mira që ai të ishte jashtë. Nuk ka asnjë problem do të flas me klubin e presidentin që të vazhdojmë e të gjejmë dakordësi, na mungoi sot por edhe ata që luajtën bënë njëlloj.

Besoj se deri diku bëmë shumë mirë, por të luash me Partizanin, ai ka futbollistë me kualitet e moshë që kanë eksperiencë në Superiore, me dy-tre futbollistë bëri diferencën. Ata u duken edhe të goli që pësuam me faull, tregoi se ka eksperiencë dhe humbëm përqendrimin.

Sidomos kur luan me ekipe të mëdha, nuk ke çfarë humbet, çunat fituan edhe më shumë eksperiencë se luajtën me pretendentë për kampion. Ajo humbje përqendrimi bëri diferencën, ne kishim raste me Ruçin, e Qardakun, edhe një gjuajtje të Damçevskit. Në futbolli duhet të kesh më shumë fat që të fitosh e marrësh diçka”.

Xhovani Kolela(Trajner i Partizanit):

“Nuk ka ndryshuar asgjë, jam padyshim i lumtur për 9 pikët por sot kemi bërë një ndeshje të keqe, nuk më ka pëlqyer asgjë. Nuk më ka pëlqyer ndeshja. Skuadra bëri ndeshje të mirë, një pjesë e parë mjaft e mirë, pastaj asgjë, e dyta ishte shumë e keqe. Zëvendësimet nuk kanë të bëjnë me herët apo vonë në futboll, kam bërë një gabim unë te zëvendësimi i parë dhe humba një kohë zëvendësimi.

Sa i përket skemës, ndonjëherë provojmë, ndonjëherë del e ndonjëherë jo. Provojmë, por duhet të përmirësohemi edhe në këtë pikë. Në pjesën e dytë nuk më ka pëlqyer asnjë, asgjë prej gjëje. Nga pikëpamja fizike nuk mund të flas, gjatë javës kemi punuar shumë dhe ndodh. Por nga ana tjetër skuadra nuk më pëlqeu, ndoshta nuk është faj i skuadrës por i imi, jam unë që e hedh në fushë dhe duhet ta rreshtoj në një mënyrë dhe nuk menaxhova si duhet zëvendësimet dhe situatat. Nuk ishte e aftë skuadra dhe nuk isha i aftë unë si trajneri i saj.

Besëtytnitë i kam inat, se është injorancë. Nuk kam besëtytni, nuk i bëj zëvendësimet se duhen, kam gabuar në zëvendësimet dhe ndodhi. Ndodhi që Masanga u dëmtua në kavilje dhe duhet ta marr në konsiderate dhe nëse skuadra nuk ka qenë aq mirë në pjesën e dytë, nuk është faji i tyre por edhe i trajnerit”.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img