Monday, September 16, 2024

(Pas ndeshjes) Vukiçeviç: E dominuam ndeshjen, duhej të fitonim, dëshiroj që qëndroj gjatë në Laç

Lexo

Laçi barazoi me Vllazninë në shtëp, 1-1, por trajneri i Laçit, Dejan Vukiçeviç nuk është I kënaqur me rezultatin, Sipas tij, skuadra e tij e dominoi takimin, duke paraqitur një lojë në rritje në krahasim me ndeshjet e mëparshme. Duke ka folur për të ardhmen, ai shpreh dëshirën të vijojë bashkëpunimin me klubin e Laçit për të qëndruar gjatë në krye të kësaj skuadre.

“Ekipi ka luajtur një lojë shumë të mirë në këtë ndeshje. Kemi bërë një gol dhe kemi sulmuar shumë mirë në shumë raste. Por, nuk kemi qenë të përqëndruar deri në pasimin e fundit. Jam i kënaqur se si ekipi ka luajtur dhe ka dëshiruar. Kishim një problem të vogël me ndryshimet. Alla dhe Mazrekaj ishin të dëmtuar. Të dy shumë të rëndësishëm për ne. Mund të them që lojtarët që kanë hyrë nga stoli s’e kanë bërë punën e tyre shumë mirë. Në 10, 15 minutat e fundit kemi pasur probleme. Unë mendoj se e kemi kontrolluar këtë ndeshje. Kemi provuar shumë herë nga jashtë zone për të shënuar. Por, në fund kemi marrë vetëm 1 pikë. Edhe me këtë pikë s’jemi të kënaqur.

Përsa i përkt së ardhmes, më duhet ta them se unë nuk kam asnjë problem këtu. Situata ime është shumë në rregull. Thjesht presim pikët e duhura për ndeshjet e tjera. S’mund të them që jam i qetë. Do doja të rrija këtu shumë vite. Por nëse rezultatet nuk më mbështesin, unë e di shumë mirë se si është kjo punë.”, tha ndër të tjera trajneri I kurbinasve,  Dejan Vukiçeviç, pas ndeshjes, Laçi-Vllanzia, sfidë kjo e mbyllur në barazim, 1-1.

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img