Elbasani dhe Vllaznia përballen mbrëmjen e sotme në “Elbasan Arena” duke nisur nga ora 19:00. Në këto momente skuadrat janë duke zhvilluar nxemjen e zakonshme, ndërkohë që dy trajnerët kundërshtarë, italiani i Elbasanit, Roberto Bordin dhe Thomas Brdariç i Vllaznisë kanë zyrtarizuar formacionet e para, ku në kampin kuqeblu bie në sy aktivizimi nga minuta e parë e sulmuesit të Kevin Dodaj.
ELBASANI: Abalora, Lulaj, Telushi, Hakaj, Musta, Lila, Dros, Hila, Hasani, Tsague, Gomes. Trajner: Roberto Bordin
VLLAZNIA: Qarri, Gurishta, Juriç, Stojanoviç, Jago, Krymi, Qato, Kahrimanoviç, Mala, Dodaj, Balaj. Trajner: Thomas Brdariç
Sfida Elbasani-Vllaznia, do të gjykohet nga Juxhin Xhaja. Në ndihmë të Xhajës do të jenë dy anësorët, Arbër Zalla dhe Rejdi Avdo, ndërkohë që arbitër i katër është Albert Doda.
Në sistemin VAR është Kreshnik Barjamaj(Tiranë) dhe AVAR: Klodian Shahini(Durrës) Delegat: Engli Kokona(Tiranë)-Vëzhgues:Arjan Mali(Patos).