Vllaznia dhe Kastrioti do të masin forcat pas pak në stadiumin “Loro Boriçi” në duelen që vlen për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Sfida në fjalë fillon në orën 17:45, ndërkohë që dy trajnerët përkatëse, Elvis Plori i Vlaznisë dhe Emiliano Çela i Kastriotit kanë zbardhur formacionet zyrtare.
VLLAZNIA: Zogoviç; Kruja, Diagne, Adili, Hakaj; Krymi, Jonuzi; Hoxhaj, Da Silva, Latifi; Aralica. Trajner: Elvis Plori
KASTRIOTI: Sali; Neziri, Dida, Selmani, Rami; Karakaçi, Basha, Hasani; Zogaj, Kaina, Kodra. Trajner: Emiliano Çela
Takimin do ta gjykojë ndërkombëtari, Enea Jorgji i ndimuar nga dy bashkeqytetaret e tij elbasana, Emigers Ganxhi dhe Astrit Mahmuti. Arbitër i katërt është, laçiani Klodian Prenga. Ndërkohë, në sistemin VAR ëshë vendosur një tjetër ndërkombëtar i FIFA-s, tiranasi Juxhin Xhaja, ndersa ne AVAR lezhjani Ridiger Çokaj.
Vezhgues i FSHF është Mentor Sopjani, dhe delegat Lysien Nurishmi.