Monday, September 16, 2024

Pas pak, ora 15:00, Laçi-Vllaznia. Josa ka gati formacionin fitues. Rikthehet titullar Aralica, stadiumi ku spikati me ndeshjen më të mirë të tij

Lexo

Pas pas, në stadiumin e Laçit, duke nisur nga ora 15:00, Laçi dhe Vllaznia do të përballen në kuadrin e javës së tetë të kategorisë Superiore. Një ndeshje që vlen shumë për të dyja skuadrat, vendasit për t’u larguar nga zona e ftohtë e renditjes, dhe Vllaznisë për t’u rikonfirmuar si pretendente për titull.

Kuqeblutë, të përfshirë me disa dëmtime që i mundojnë prej disa javësh, pritet të zbresin në fushën e lojës me ndryshime në formacionin e parë. Mes ndryshimeve, ato që spikasin janë dyshja, Aralica-Kruja, pikërisht ato që shkëlqyen në ndeshjen e kaluar të Kupës ndaj Flamurtarit, të cilët edhe pse erdhen nga stoli, shënuan njëri pas tjetrit duke i dhënë kualifikimin Vllaznisë.

Për kroatin, stadiumi i Laçit pritet të jetë me fat, sepse, pikërisht në këtë stadium ai bëri debutimin e parë me Vllazninë në superiore me 11 shtator të 2021-shit. Shpërtimi i Aralicës në atë ndeshje ishte maramendës, jo vetem me gol duke kontribuar në fitoren e Vllaznisë 3-5, fitore që i mungonte prej 7 vitesh, por edhe në lojën jashtë mase aktive. Duke qënë se ka disa ndeshje që ai është në stol, për Aralicen sot pritet të jetë ndeshja e tij, jo vetëm për të kontribuar në fitoren e Vllaznisë, por edhe për të bindur Josën që e ka vendin titullar tek kuqeblutë.

E njëjta gjë vlen edhe për Arsid Krujën, futbollistin punëtor dhe kokëulur, që për nevoja të skuadrës ka pranuar të luaj në të gjitha pozicionet e fushës së lojës. Kruja, i cili edhe ai pritet të jëtë titullar, ka edhe një të veçantë në këtë nde

Ajo që spikat më tepër tek Kruja në këtë ndeshje, ka të bëjë me atë që ai ka pasur rstin të luajë për ngjyrat e skuadrës kurbinase. Ndaj, për të, emocionet janë të pranishme, që do të thotë, se nëse arrin të shënojë, ndoshta edhe mund të mos festojë në respekt të bashkëpunimit me sih skuadrën e tij kurbinase.

Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Smajli, Kruja, Alivoda, Marku, Mala, Aralica,  Hoxhaj, është formacioni i projektuar nga tekniku Josa për sfiden me Laçin.

 

- Advertisement -spot_img

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

- Advertisement -spot_img